Mobi Casa

UEFA ka një lajm për Kosovën!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kosovës i nevojitet pjesa dërrmuese e votave për t’u bërë pjesë e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA). Këtë e ka bërë të ditur vetë kjo organizatë për “Zërin”.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, ditë më parë ia kaloi Kongresit të kësaj të fundit për ta shqyrtuar dhe për ta vënë në votim aplikacionin për pranim të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Tash, fati i futbollit kosovar është në duar të 54 anëtarëve të shtëpisë së futbollit evropian, të cilët do të votojnë nëse FFK-ja do të futet në UEFA ose jo. Kongresi është paraparë të mbahet në pjesën e dytë të muajit mars të vitit 2016, por ai mund të shtyhet për dy muaj, për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen në këtë institucion.

ARKATANA

Pasi ditëve të fundit nuk është sqaruar si duhet se sa vota i nevojiten Kosovës për t’u futur nën ombrellën e UEFA-s, “Zëri” e ka kontaktuar institucionin më të lartë të futbollit evropian, duke ia bërë një pyetje të tillë.

“Nevojitet shumica e votave valide, në bazë të Artikullit 18 (4), të Statutit të UEFA-s”, njofton UEFA. “Zëri” e ka pyetur UEFA-n edhe për atë se kur do të mbahet saktë kongresi i ardhshëm i rregullt i UEFA-s, por kjo e fundit nuk ka dashur të komentojë. Sidoqoftë, viti 2016 mund të jetë i fundit që e gjen futbollin kosovar të izoluar, ndërsa Përfaqësueses së Kosovës pritet t’i hapet rruga për pjesëmarrje në eliminatoret për Botërorin “Rusia 2018”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.