Mobi Casa

UEFA ia shqipton dënimin Rumanisë pas skandalit me Kosovën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka gjykuar sot (e mërkurë) rastin e hapur si pasojë e incidenteve nga ndeshja Rumani – Kosovë e luajtur më 12 shtator në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

UEFA vendosi të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 52 mijë euro dhe ndeshja e radhës e organizuar në shtëpi do të luhet me dyer të mbyllura.

Akuzat që renduan rumunët ishin: Shfaqja dhe brohoritja e mesazheve politike, sjellja raciste e tifozëve, ndezja e fishekzjarrëve, hedhja e gjësendeve në tokë dhe bllokimi i zonave të aksesit publik.

Kështu, në vijim të sanksionit të diktuar nga UEFA, ndeshja Rumani – Andorra e planifikuar për 15 tetor nga ora 20:45 do të luhet pa shikues, konfirmon Federata Rumune e Futbollit me anë të faqes zyrtare.

UBT

Megjithatë, FRF ka vendosur të lejojë qasje falas për fëmijët nën 14 vjeç, të organizuar në grupe, nga mjediset e arsimit parashkollor dhe shkollor, shkollat ​​e futbollit, grupet e të rinjve të klubeve të futbollit, me vetëm një shoqërues për grup me 10 fëmijë.

Federata Rumune e Futbollit gjithashtu ka shtuar se hedh poshtë sjelljen e papërgjegjshme të grupit të shikuesve nga tribuna jugore që çoi në ndërprerjen e ndeshjes me Kosovën dhe ripërsërit parimin sipas të cilit qeveriset futbolli në Rumani, përkatësisht mosndërhyrja e politikës në sport.

“Baneri na shpëtoi, nuk do t’i mposhtnim as po të luanim dy javë”, ish-kreu i Ligës Rumune u jep meritat tifozëve
Lexo po ashtu
“Baneri na shpëtoi, nuk do t’i mposhtnim as po të luanim dy javë”, ish-kreu i Ligës Rumune u jep meritat tifozëve
Gjithashtu, FRF ka thënë se dënon ashpër mesazhet provokuese me karakter politik, ideologjik, fetar apo fyes, të cilat janë kategorikisht të ndaluara në stadiume.

FRF në fund ka shtuar se “njëkohësisht presim me interes nga organet kompetente rezultatet e hetimit ligjor sipas fakteve të kryera nga shikuesit që shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes me Kosovën”. /Telegrafi/