Fidanishtja

UEFA: Eliminatoret për Evropian, Kosova nuk mund të luajë ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës

/ 2 minuta lexim

UEFA ka përcaktuar tashmë ndeshjet me rrezik të lartë, që gjithsesi duhet të evitohen në eliminatoret e Euro 2020.

UEFA ka bërë gati listën e re që nuk mund të jenë në të njëjtin grup eliminator për garat evropiane.

Kosova nuk mund të luajë ndaj dy shteteve.

Qeveria e futbollit evropian ka vlerësuar se në një përballje mes Kosovës dhe Serbisë, mund të ketë probleme serioze, që kalojnë kufijtë e sportit.

Për këtë arsye, është shmangur një mundësi për një ndeshje të tillë.

Uji Dea

Gjithashtu, Kosova nuk do të luajë as kundër Bosnjë-Hercegovinës, në një skenar të ndikuar nga zhvillimet politike dhe incidentet që UEFA shpreson se në këtë mënyrë, do të evitohen.

Tre çifte të tjera, që nuk do të mund t’i shohim në Euro 2020, Armeni-Azerbajxhan, për shkak të konfliktit të hershëm për rajonin e Nagorno Karabakut, Spanjë-Gjibraltar dhe Rusi-Ukrainë.

Shorti për Euro 2020 do të hidhet më 2 dhjetor, ndërsa për herë të parë në historinë prej 6 dekadash të UEFA-s, do të zhvillohet në 10 shtete dhe 12 qytete.

Finalja e madhe e Evropianit do të luhet në stadiumin wembley të Londrës. /Telegrafi/