United Hospital

Ueb-faqet e komunave – sa për sy e faqe!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Betim Osmani – Riorganizimi dhe mirëmbajtja e ueb-faqeve zyrtare të Komunave të Kosovës është e domosdoshme për informimin e gjithë qytetarëve brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës, por edhe për shtetasit e huaj. Aktualisht të gjitha komunat e Kosovës posedojnë ueb-faqe me dizajn të standardizuar. Disa mirëmbahen rregullisht dhe disa nuk freskohen me informacione të reja, në baza ditore. Ueb-faqet zyrtare të komunave janë edhe pasqyra e vendit.

Për shkak të specifikave që disa nga komunat tona kanë, ueb-faqet aktuale nuk përshkruajnë situatën reale. Disa shembuj konkretë ku mungojnë edhe të dhënat bazike: 1) seksione të veçanta për turizmin dhe vizitorët, 2) përkthimet në gjuhët që figurojnë nëpër ueb-faqet zyrtare të komunave; 3) shërbimet online; 4) seksione të veçanta për aktivitetet kulturore duke përfshirë kalendar mujor të aktiviteteve, 5) adresa për të bërë ankesa në formë elektronik, etj.

Mangësitë janë evidente, sa për ilustrim: 1) Komuna e Prishtinës – kryeqyteti i Kosovës, pothuajse asgjë nuk është përkthyer në gjuhën angleze; 2) Komuna e Gjilanit – përkthimi i fundit në gjuhën angleze daton nga fillimi i vitit 2012; 3) Komuna e Gjilanit – edhe pse planet rregullative janë aprovuar nga Kuvendi Komunal i Gjilanit në Maj 2013; ato akoma mungojnë në ueb-faqen zyrtare; aty figurojnë planet e vitit 2011; 3) Komuna e Ferizajt – përkthimi i fundit në gjuhën turke daton nga viti 2009; 4) Komuna e Parteshit – edhe pse kjo komunë është themeluar me 19 gusht 2010; në ueb-faqen zyrtare akoma mungojnë përkthimet në gjuhen shqipe, përfshirë këtu gjeografinë, historinë, kulturën dhe shumë seksione tjera; 5) Komuna e Prizrenit – asnjë lajm nuk është përkthyer në gjuhën angleze.

ARKATANA

Shoqëria Kosovare gjithnjë e më shumë është përfshirë në përdorimin e teknologjisë informative. Kjo do të thotë që edhe institucionet duhet të avancojnë format e komunikimit me qytetarët duke përqafuar teknologjitë e reja, e-Komuna, në shërbim të qytetarëve. Mos nxitja e zhvillimit të teknologjisë së informacionit e shof si një tregues i mungesës së përgjegjësisë ndaj qytetarëve. Duhet të jetë dikush në institucione që kontrollon cilësinë e ueb-faqeve – nëse jo, duhet të themelojnë organizëm për të siguruar cilësi.

(Autori është gjilanas)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.