UBT

Udinese kërkon Vajushin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në Bullgari e bëjnë fakt të kryer, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Vajushi do të luajë për klubin italian të Udineses, duke filluar nga janari i vitit 2014. Dje mediat bullgare kanë zbuluar se presidenti i Litexit, Grisha Gançev, ka arritur një marrëveshje me homologun e tij italian, Giampaolo Pozzo.

“Gançev ka biseduar së fundmi me drejtuesit e Udineses dhe futbollisti shqiptar pritet t’i bashkohet nga janari skuadrës nga ‘Friuli’. Për shërbimet e tij Udineze do të paguajë 1.2 milionë euro te Litexi, ndërsa paga e lojtarit ende nuk bëhet e ditur. Gjatë verës së kaluar për Vajushin pati një ofertë zyrtare edhe nga Palermo, mirëpo skuadra siciliane nuk arriti që t’i përmbushte kërkesat e presidentit Gançev.

Mobi Casa

Palermo hoqi dorë nga Vajushi, pasi nuk ishte në gjendje të paguante shumën që kërkohej nga Liteksi afro gjashtë muaj më parë”, shkruante dje uebsajti bullgar ‘topsport.bg’. Ndërkohë vetë lojtari e ka konfirmuar se janë në bisedime dy klubet.

“ Zyrtarët e klubit më thirrën për një takim dhe më bën të ditur se ato që janë shkruar janë të vërteta. Bëhet fjalë për Udinesen, por që të jemi korrektë, asgjë nuk ka përfunduar”,deklaroi Vajushi për gazetën ‘panoramasport’.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.