Fundamenti

Udhëtimi nëpër kohë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Demir Krasniqi

Udhëtimi gjatë 24 orëve

Gjatë 24 orëve –
Nuk kam lanë , unë, punë pas dore !
Gjysma dita , gjysma nata –
Kreva punët që i pata !

N’ ora nji , unë do të vi –
N’ ora dy , të rri me ty !
N’ ora tre , do t’ bie pre ,
N’ ora katër , të dua me hatër !

N’ ora pesë , të japi besë ,
N’ ora gjashtë , kam me të dashtë !
N’ ora shtatë , kam me u përshtatë ,
N’ ora tetë , kam me u mbështetë !

N’ ora nëntë , do t’ këndoj këngë ,
N’ ora dhjetë , do t’ bie me fjetë !
Tetë orë gjumë e tetë orë punë ,
Tetë orë pushim shkoj gjithkund !

Kështu kaloj 24 orë –
Qoftë me shi e qoftë me borë !
N’ ëndrra t’ gjumit do të pres –
Deri t’ vijë tjetri mëngjes !

Udhëtimi gjatë shtatë ditëve të javës

Shtatë ditë i ka java –
Nuk rrimë badihava !
Punojmë me orar –
Na shkojnë ditët mbarë !

Me gëzim presim t’ Hënën –
Që të rrimë me nënën !
Gjatë ditës së Martë –
Me gra s’ bënë me u qartë !

Ditën e Mërkurë –
Do t’ thurim pëlhurë !
Gjatë ditës së Enjte –
Do të qesim trejte !

Gjatë ditës së Premte –
Do të shkojmë në kremte !
Gjatë ditës së Shtunë –
Nuk do t’ shkojmë në punë !

Gjatë ditës e Diel –
Do t’ rrezitmi n’ Diell !
Kështu vjen java e dytë –
Sa çelë e mbyllë sytë !

Uji Dea

Udhëtimi gjatë 12 muajve të vitit

Dymbëdhjetë muajt e vitit –
Do t’i bëjmë qejf shpirtit !
Lutemi me dëshirë –
T’ kalojmë sa ma mirë !

Gjatë muajit Janar –
Nuk dalim n’ acar !
Gjatë muajit Shkurt –
Do t’ rrimë sa ma urtë !

Gjatë muajit Mars –
Do ta shkruajmë ndo ‘i farsë !
Gjatë muajit Prill –
Do të shkojmë në pyll !

Gjatë muajit Maj –
Nuk do të bëjmë faj !
Gjatë muajit Qershor –
Mbyllet viti shkollor !

Gjatë muajit Korrik –
Do t’ shkojmë te ndo ‘i mik !
Gjatë muajit Gusht –
Mbledhim pemë me grusht !

Gjatë muajit Shtator –
Viti i Ri shkollor !
Gjatë muajit Tetor –
Do të bëjmë vektor !

Gjatë muajit Nëntor –
Do të shkojmë në Vlorë !
Gjatë muajit Dhjetor –
Mbyllim përvjetor !
Udhëtimi gjatë katër stinëve të vitit

Gjatë katër stinëve t’ vitit –
Ia bëjmë qejfin shpirtit !
Stinët ikin rrjet –
Shpejt kalon një vjet !

Kur të vijë Pranvera –
Do t’ na kënaqi era !
Kur të na vijë Vera –
Dalim , rrimë te dera !

Kur të na vijë Vjeshta –
Do të vjelim vreshta !
Kur t’ vijë stina e Dimrit –
Nuk i ndahemi librit !

Gjilan, më 14.01.2017.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.