ARKATANA

Udhëtimi në veri me helikopter të EULEX-it

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Doganat e Kosovës e kanë përgënjeshtruar kryeministrin Hashim Thaçi, i cili tri ditë më parë ka thënë se doganierët e policët, bashkë me ekipet ndihmëse, tashmë lëvizin lirshëm për në dy pikëkalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe në Bërnjak. Në Doganë kanë thënë se në njërën nga këto pika janë të detyruar akoma që të lëvizin vetëm nëpërmjet helikopterëve të EULEX-it.

“Ne pikën kufitare 1 apo Jarinje, Oficerët Doganorë janë duke lëvizur me automjete, ndërsa në pikën 31 apo Bërnjak vazhdon qarkullimi më helikopterë”, ka thënë Fllanza Mezini, nga zyra për media e Doganave të Kosovës. Ndërrimet që bëhen nga doganierët, nuk janë sikurse në të gjitha vendkalimet kufitare.

Fundamenti

Sipas Mezinit doganierët në Jarinje qëndrojnë 24 orë, pra baras me tri ndërrime të rregullta tetë orëshe. Ndërkaq, në Bërnjak ku udhëtimi bëhet me helikopterë, gjatësia e një ndërrimi është sa nëntë të zakonta. Doganierët atje qëndrojnë plot 72 orë pa i ndërruar ndokush.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.