Hidromorava

Udhëtarët nga Kosova të aksidentuar në Serbi nisen për në Slloveni

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mbrëmë një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) ishte aksidentuar rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi, ndërsa nëntë personat e lënduar, por jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq, sot në orët e mëngjesit kompania Zhitia Tourist njoftoi se të nëntë personat nuk kanë lëndime serioze dhe pasagjerët që ishin në autobus tashmë janë rrugës për në Slloveni.

“Falënderojmë Zotin që nuk kishte lëndime serioze , pasagjerët që ishin në autobusin kur ndodhi aksidenti tashmë janë rrugës për në Slloveni.

Ju falënderojmë për ndihmën sinqeritetin e besnikërinë tuaj ndaj nesh”, thuhet në postimin e kësaj kompanie.

UBT

Ndryshe, mbrëmë Qeveria e Kosovës kishte njoftuar se një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) është aksidentuar rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi.

Qeveria njoftoi se janë 9 udhëtarë që kanë pësuar lëndime, por që janë jashtë rrezikut për jetë, transmeton Telegrafi.

“Sipas informatave të para, janë 9 udhëtarë të lënduar në spital dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz. Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit. Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë”, thuhej në njoftimin e qeverisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.