Uji Dea

Udhës së kombit!

/ 3 minuta lexim
HW

Poezi nga Fitim Kosumi

Diku në udhëtim,
kthehet shpirti im,
në Koretin.
Pra, i vetëm vazhdoj,
pa shpirt udhëtoj,
atje, ku shpirtin se takoj,
…se shpirti mu kthye,
atje ku i vdekur dua të pushoj.
Për pushime jam nisur,
tik takat e zemrës kam kurdisur,
tani plas moj zemër e dalldisur.
Udhës së kombit, n’ bus ulur përpara,
busat fillojnë e bëjnë gara,
kush-kujt po i del përpara,
120 km në orë, sa nuk pësuam në ara.
Në Shqipërinë e Madhe,
pasiguria po hedhte valle,
digjej shkurre, pisha, pyje e livadhe.
Në një hotel me tre yje,
po hi me men n’ krye,
planifikoj pushimet me i krye.
Këtu nis rrëfimi,
hy n’ banesë, vjen një erë plini,
televizorit i duhet montimi.
Nisem për det’,
çadra kushton tre mijë lekë,
s’ merremi vesh…
thash, ja ku i ke treqind lekë…
tha, njësoj është,
mendova se nga Shkodra zbret.
Paguaj dhe ulem në krevet,
kreveti në defekt,
një shtraf i kërset.
“Freskia, dashuria dhe bukuria,
a i doni krofnet e mia…”
Papritmas një zë fillon,
“hajde krofne kush po don”,
ndoshta i kisha dashtë, me e pas dit’ se çka jon…
U rrezita disa minuta,
hy në det me njëqind tuta,
…plazh me gropa,
që zënë peshqi me dinamite të forta.
Ky det’ është i pabesë,
dhe marr udhë për n’ banesë,
shoh se dritarja ka problem me një rezë…
I lodhur, bie që t’ pushoj,
dritarja nga gjumi më zgjojë,
era sa se shkatërrojë.
Filloj t’ ia rregulloj,
dritaren hotelit, pushimet ku po i kalojë,
“tre yjet”, që shteti ia licencoj.
Në mbrëmje me gruan dal në kafene,
vllau shqiptarë bëhet gaz e dhe,
180 lekë, kushton një kafe,
360 lekë, borxh mi ke…

…pa kupton të shtetit mëmëdhe.

Në Qendrën Fontana vazhdoj e shëtisë,
alamet burri këndon me def i dalldistë,
i shkon mbrapa çdo pushuesi a turistë.

HW

…se cka thotë, s’ kuptohet ai dialektë,
por kuptohet se e bënë që ti fitoj lektë.

Dua fik dhe burek,
kilogrami i fikut 180 lekë,
para 5 ore, fiku ishte 150 lekë,
pse, pyes i habitur…!
më tha, or’ vëlla, i freskët ka arritur.

Kujtoj Vaso Pashë Shkodranin,
dhe poezinë e Shqypnisë:
…”E për sa pare qi do t’ fitoni,
besën e t’ parëve t’ gjith e harroni”.
…”Këtë marrë askush s’e do,
këtë faqe t’ zezë gjithkush e dro!”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.