UBT

Udhëheqja komunale mësohet rreth të hyrave vetanake

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në një seminar të organizuar nga USAID-i, programi DEM, ku morën pjesë kryetari i komunës Shaip Surdulli , kryesuesi i Kuvendit Enver Mavriqi, drejtorët e disa drejtorive komunale, si dhe disa delegat të kuvendit komunal është diskutuar rreth fushatës për ngritjen e të hyrave vetanake.

Seminarin e ka udhëhequr Deborah Kimble – udhëheqëse e njësisë për administrata komunale dhe asamble komunale pranë projektit DEMI

Seminari ishte i ndarë në tri pjesë,ku pjesa e parë kishte të bënte me fushatën për ngritjen e të hyrave vetanake dhe praktikat e suksesshme ndërkombëtare dhe nacionale.

Kurse pjesa e dytë i referohej analizës së të hyrave vetanake ndikimi i ndryshimeve në ligje dhe regjistrimi i popullsisë si dhe arritja e koncenzusit mbi tatimin në pronë.

ARKATANA

“Qëllimi i këtij seminari kishte të bënte se si t`i bashkojmë të gjitha strukturat komunale , që ta kenë një qëndrim një ide lidhur me këto çështje, t`i shikojmë të hyrat financiare që i ka komuna e Kamenicës, krahasuar me komunat tjera dhe nivelin e Kosovës në përgjithësi ,dhe të diskutojmë dhe të dalim me ide se si të organizojmë një fushat sa më të suksesshme për të hyrat vetanake” tha Debora në diskutimin e saj.

Kryetari Surdulli në diskutimin e tij sqaroi se si ka vepruar komuna gjer tani në nxitjen e qytetarëve për pagimin e tatimit në pronë edhe të taksave tjera komunale. Në vitin 2011 sa i përket inkasimit të mjeteve nga tatimi në pronë në nivel të Kosovës komuna e Kamenicës është radhitur në pozitën e katërt.

Lidhur me zhvillimin e fushatës për ngritjen e të hyrave vetanake kontribuuan me diskutime e ide , kryesuesi i Kuvendit Enver Mavriqi,drejtorët e drejtorive komunale Enver Ajvazi e Rabit Halili, këshilltarët e kuvendit Minavere Maka ,Jeton Biqkaj,dhe përgjegjësi i zyrës komunale të informimit Sylejman Morina.

Në fund të seminarit është arritur marrëveshja mbi politikën për ngritjen e të hyrave vetanake dhe asistencën që pritet nga USAID/DEMI, planin e veprimit për zbatimin e politikës për të hyrat vetanake,kornizën e fushatës për të hyrat vetanake për ngritjen e inkasimit të tatimit në pronë,mesazhin e pajtuar dhe kanalet e komunikimit për qytetarët dhe bizneset./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.