RCCOLA

Udhëheqja e AKR-së model edhe për komunat tjera

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan- Drejtoritë që udhëhiqen nga AKR-ja po merren edhe si shembull dhe model për komunat e tjera. AKR ka një program shumë profesional, të qartë dhe të avancuar thotë Omer Daku.

I pari i AKR-së në Gjilan Omer Daku i cili edhe është nënkryetar i Komunës së Gjilanit për Rajonipress ,është shprehur i kënaqur me punën e drejtorive komunale që udhëhiqen nga kjo parti dhe për bashkëpunimin e mirë dhe profesional që e ka edhe me partnerin qeverisës PDK.

Daku thotë se performacën e mirë që po tregojnë kuadrot e AKR-së po merren edhe si model edhe nëpër komunat tjera. “Programi ynë i cili është shumë përmbajtësor,profesional dhe tejet i avancuar na ka mundësuar që të jemi shumë praktikë dhe të pranueshëm edhe tek qytetarët” shprehet Daku.

Daku thotë se AKR ka edhe tri drejtori komunale që i udhëheq në qeverisjen komunale dhe mendon se ka arritur që edhe në ato fusha të tregojë rezultate dhe afinitete pozitive.”Ne edhe gjatë fushatës zgjedhore kemi qenë shumë korrekt, shumë real dhe shumë të qartë. Premtimi i vetëm yni ka qenë puna ekipore dhe mundësia për ta zhvilluar ekonomikisht Gjilanin” tha Daku.

Daku thotë se puna afirmative që po bëhet nga AKR është edhe një kontribut i çmuar që po jepet edhe nga kryetari i komunës, Qemajl Mustafa. “Vërtet kemi raporte të mira me kryetarin e komunës dhe nuk ka ndodhur asnjëherë që të kemi mospajtime apo pakënaqësi”.

Daku tha se ka mjaft angazhime profesionale që bënë për të mirën e Gjilanit. Aktualisht është koordinator i strategjisë: për mobilitet ( në bashkëpunim me USAID – DEMI), është i angazhuar në strategjinë për ndriçim publik,në këshillin komunal për siguri në bashkësi, është i angazhuar në partneritetin privato- publik, udhëheq grupin lokal të veprimit “Rural +”, koordinator i grupit për raportin e performances se llogaridhënies publike për shpenzimet financiare, PEFA nga USAID, është në bordin e federatës së basketbollit, monitoron objektet publike në aspektin profesional etj.

Hidromorava

Pavarësisht këtyre angazhimeve Daku nuk e ka harruar aktivitetin që ka edhe si kryetar i degës së AKR-së dhe anëtar i kryesisë qendrore. “AKR edhe në Gjilan këtë vit pritet t`i mbajë zgjedhjet në degë. Gjatë muajit shtator dhe tetor do të organizojmë zgjedhjet nëpër të gjitha nëndegët dhe pastaj në muajin nëntor do të organizojmë edhe kuvendin e përgjithshëm të degës së AKR-së në Gjilan” tha Daku.

Daku tha se në zgjedhjet e fundit lokale ka pasur mjaft aderime në AKR e që ky aderim më shumë vije nga niveli i kuadrove profesionale, të cilët kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e tyre që të japin kontributin e tyre profesional dhe politik pikërisht përmes AKR.

Një interesim i tillë është inkurajues edhe gjatë ditëve të fundit sepse çdo ditë kemi aderime të reja tha Daku. Sipas tij mbështetje të madhe dhe komplimente për punën e mirë që po bënë AKR në Gjilan marrin nga të gjitha shtresat e shoqërisë .”Nga këto premisa të përkrahjes qytetare që po na arrijnë çdo ditë mund të them se AKR në zgjedhjet e ardhshme do të jetë shumë më e fuqishme se sa gjer më tani.

Aderimet e vazhdueshme, qoftë nga partitë tjera politike, qofte dhe të atyre që nuk kanë pasur më parë angazhime në partitë tjera, na bëjnë të ndihemi të sigurt se kuvendi i ardhshëm zgjedhor në Gjilan do të jetë shumë më cilësor dhe se përmes votës së fshehtë do të marrin besimin më të merituarit”,shtoj Daku.

Ardhja më e shpeshtë e Behxhet Pacollit në Gjilan është një tregues më i qartë se qytetarët gjilanas do të jenë më të motivuar për të dalur në zgjedhje sepse nuk do të kenë shumë dilema se ku duhet adresuar votën e tyre tha Daku./rajonipress/