Mobi Casa

Udhëheqësit e Anamoravës urojnë për përvjetorin e Pavarësisë

/ 5 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Me rastin e 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, në emër të institucioneve komunale, ka përgëzuar qytetarët, duke rikujtuar se rruga deri këtu ishte e gjatë dhe e vështirë. Qytetarët i kanë përgëzuar edhe Shaip Surdulli, Nexhmedin Arifi dhe Lulzim Canaj e Refik Halili.

Drejtuesit institucional të komunave të Anamoravës kanë përgëzuar qytetarët e tyre për pesë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në urimin e Qemajl Mustafës kryetar i Gjilanit thuhet se nuk ka ngjarje më të madhe në historinë e një kombi se sa shpallja e pavarësisë. Neve na u desh më shumë se një shekull sakrificë për të arritur te 17 shkurti 2008.

“Më meritorët për këtë ditë, pa dyshim se janë dëshmorët dhe luftëtarët e lirisë, të cilët duhet t`i rikujtojmë në mënyrë të veçantë në këtë përvjetor. Tani është obligim yni që të kujdesemi për shtetin tonë. Në këto 5 vite kemi ecur shumë përpara, por ende kemi rrugë të gjatë deri te integrimi në familjen e madhe evropiane”, ka thënë kryetari Mustafa.

Ai i ka ftuar qytetarët që të festojmë të gjithë së bashku, në mënyrë madhështore dhe dinjitoze.

Mesazh urimi ka përcjellur edhe Shaip Surdulli kryetar i Kamenicës. Surdulli ka thënë se ky përvjetor është më i veçantë sepse tani Kosova po konsolidohet edhe pse me sfida të ndryshme. “Unë i përgëzojë qytetarët e Kamenicës për këtë ditë të madhe dhe urojë që ata ta festojnë në mënyrën më të mirë të mundshme” thuhet në urimin e Surdullit.

Kryetari i Artanës Bajrush Ymeri duke uruar qytetarët e kësaj komune tha se është ditë emocionuese dhe tejet e veçantë që në këtë përvjetor të shënojmë të mirat tona të përbashkëta. “Ky përvjetor i dedikohet qytetarëve tanë dhe institucioneve tona që me aq mund e sakrificë kemi arritur t`i ndërtojmë” tha Ymeri.

Uji Dea

Bajrush Ymeri tha se kjo datë është një datë e rëndësishme për çdo vit që ne e festojmë sepse për këtë Liri që ne e gëzojmë për këtë Pavarësi që ne sot po e festojmë populli jonë u sakrifikua me vite, shekulli i kaluar ka qenë shekull i sakrificës së Popullit Shqiptarë për Liri dhe Pavarësi të cilën ne e kemi pasur fatin si gjeneratë ta gëzojmë dhe ta shijomë , tani kaluan pesë vite që nga shpallja e Pavarësisë dhe ju të gjithë së bashku me neve kemi qenë dëshmitarë në atë momente jashtëzakonisht të rëndësishëm për gjithë popullin shqiptarë kudo që gjinden,këtë ëndërr shekullore brez pas brezi gjeneratë pas gjenerate të cilën janë sakrifikuar kanë luftuar për të ardhë deri te kjo ditë që ne e gëzojmë sot.

Ymeri ka thënë se është momenti që në këto raste çdo herë kur të festohet Pavarësia e Kosovës e kemi për obligim t`i përmendim, t`i kujtojmë të gjithë ata që kanë dhanë jetën, kanë punuar dhe janë sakrifikuar për këtë ditë të çmueshme qe ne sot bashkarish po e festojmë.

”Termi i Pavarësisë është termi më i ri që është përdorur tek ne dhe ka qenë slogan i politikës sonë që nga vitet e 90 e këndej Liri Pavarësi Demokraci këto tri fjalë janë mbjellë në zemër dhe në mendje të gjithë shqiptarëve kudo që kanë qenë dhe mundë të them që pas një sakrifice të madhe kjo është realizuara, dhe ideatori i kësaj Pavarësie ishte Presidenti Ibrahim Rugova si një prej kreatorëve që e përmendi termin e parë termin Pavarësi dhe për të punuan i gjithë populli shqiptar dhe në veçanti trimat të cilët u flijuan dhe ata të cilët janë sot gjallë që meritojnë respekt të veçantë Ushtria Çlirimtare e Kosovës,Komandanti Adem Jashari,sakrifica e asaj familje të madhe dhe e gjithë ushtarëve të tjerë në mënyrë që të konkretizohet kjo Liri dhe Pavarësi të cilën ne po e gëzojmë sot” ka thënë Ymeri.

Kryetari i Vitisë Nexhmedin Arifi ka përgëzuar të gjithë vitiasit për këtë ditë madhështore dhe për festën e pesë vjetorit të Pavarësisë. “Unë i urojë qytetareve të Vitisë këtë përvjetor të rëndësishëm i cili po na gjen edhe më të bashkuar dhe më të avancuar në jetën tonë institucionale e kombëtare” tha Arifi.

Edhe Lulzim Canaj nënkryetar i Komunës së Ranillugut ka përgëzuar të gjithë qytetarët e kësaj komune duke shtuar se shteti i Kosovës është i të gjithëve pa dallim. “Institucionet e Kosovës për këtë pesë vite kanë treguar një përkushtim të jashtëzakonshëm për të ecur në rrugën tonë të përbashkët” tha Canaj.

Kurse Refik Halili nënkryetar i Komunës së Kllokotit tha se ndihet i emocionuar që pas pesë vitesh institucionet e Kosovës po shënojnë një përvjetor të madh dhe të vlefshëm. “Komuna e Kllokotit ka bërë të pamundurën që të gjithë qytetarët e saj të ndihen të barabartë”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.