Hidromorava

Udha e mbarë njeri!

/ 2 minuta lexim
KV

Nga Nexhat Buzuku – Dedikim për njeriun, qytetarin e gazetarin Hasan Bunjakun.

Yjet largohen ngadalë por nuk shuhen, se prapa lënë dritë me i ndriçue udhët…
A e keni dëgjue sot gurgullimën e ujit tek zdirgjet lumit Dobrusha rrëzë shtëpisë së Hasanit-, jo, se Hasani e ka ndërrue vendbanimin…!
U nis udhës së moçme të cilës i bien të gjithë…
Nuk e di a e kishte kurdisur sahatin para se me marr udhën e fundit!
Një zë qetësues si puhizë ere më pëshpëriti: Ai njeriu që kalonte kësaj udhe me çantën n’krah u nis dje…
Ai ka shkue bash si shpendi shtegtar që e përgatit moti i ashpër me u nis larg…në vendin e qetë.
Po sot, a e ka pa dikush duke kapërcye udhën në Balec…
Po, po, ka shkue atje, larg…ka me takue djalin e vet, Tanin (Artanin)!
Ah!
Ai qe dhe mbeti gardian i fjalës së shkruar, të qëndisur me artin estetik, me bukuri shprehjesh e trajtash, figurash e metatemash e “Gjakimi i pafat”…, i veçantë, i papërsëritshëm në stilin e shkrimit.
Ai që shkrimtar gazetarie dhe gazetar i letrave letrare.
Ai qe mjeshtër i shkrimit, qoftë lajm, raport kronikë, reportazh…
Njeri paqësor, i shquar në pedantëri, elegancë e saktësi.
Ai e mbylli kapitullin e jetës, paskëtaj mbeten gjurmët që la në letrat e shkrimit.
Udha e mbarë ikonë, mos harro me u çue të fala atyre…krejtëve, nga qyteti.
Lamtumirë legjendë!

FIDANISHTJA

/N. B./

/Hasan Bunjaku u shue dje, me 22 mars 2024, është varrosur sot, me 23 mars 2024, në Gjilan.
Jetoi e veproi në qytetin e Gjilanit.
Ishte 80 vjeçar./

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.