UÇK-ja ishte aleate tokësore e NATO-s
“UÇK-ja dhe lufta çlirimtare tashmë ishin faktorë tepër të rëndësishëm kohezivë. Ato krijuan një realitet të ri në terren, duke e ndihmuar edhe operacionin intervenues të NATO-s”, është shprehur Gashi, duke shtuar se populli i Kosovës është më meritori për çlirimin e vendit.
Profesori i historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi ka thënë se intervenimi i NATO-s në Kosovë para 16 vjetësh ka qenë në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.
Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se ky intervenim nuk do të ndodhte pa luftën e UÇK-së, e cila, sipas tij, ishte aleate tokësore e NATO-s.
“UÇK-ja dhe lufta çlirimtare tashmë ishin faktorë tepër të rëndësishëm kohezivë. Ato krijuan një realitet të ri në terren, duke e ndihmuar edhe operacionin intervenues të NATO-s”, është shprehur Gashi, duke shtuar se populli i Kosovës është më meritori për çlirimin e vendit.
Ai ka deklaruar se 16 vjet pas intervenimit të NATO-s, Kosova i ka të qartësuara objektivat euro-atlantike. /Telegrafi/


