Hidromorava

UBT zgjeron bashkëpunimin me universitetet në Hungari

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

UBT po vazhdon të shtojë numrin e universiteteve partnere dhe të zgjerojë bashkëpunimin me një varg universitetesh evropiane, në fusha të ndryshme të bashkëpunimit, me interes të ndërsjellë.

Kështu, gjatë këtyre ditëve, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka vizituar Universitetin Semmelweis, që është universiteti më i madh i shkencave të mjekësisë në Hungari.

Me këtë rast, me dekanin e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Zoltan Zsot Nagy, z.Hajrizi nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi midis dy institucioneve, e cila siguron mundësinë e shkëmbimit të stafit dhe të studentëve, njohjen e ndërsjellë të diplomave, realizimin e projekteve të përbashkëta dhe një varg mundësish të tjera.

Theks i veçantë iu kushtua bashkëpunimit në fushën e infermierisë.

Mobi Casa

Gjatë qëndrimit në Budapest, gjithashtu, rektori Hajrizi vizitoi universitetin e njohur nga Hungaria, Pazmany Peter University dhe u njoh me punën e këtij institucioni dhe mundësitë që ofron ai për studentët dhe stafin e UBT-së.

Siç dihet, UBT dhe Universiteti Pazmany Peter University tashmë kanë një marrëveshje bashkëpunimi, e cila është nënshkruar javën e kaluar nga rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi dhe presidenti i Pazmany Peter University, Szuromi Szabolcs.

Po kështu, rektori Hajrizi vizitoi edhe Universitetin Corvinus në Budapest, një universitet partner i UBT-së, me të cilin ka marrëveshje bashkëpunimi në fushën e inxhinierisë së ushqimit dhe sigurisë së ushqimit.

UBT dhe universitetet hungareze kanë realizuar dhe do të vazhdojnë të realizojnë një varg projektesh të bashkëpunimit, përfshirë edhe angazhimin e përbashkët në disa projekte nga Komisioni Evropian, në kuadër të projekteve “Erasmus +”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.