ARKATANA

UBT zgjeron bashkëpunimin me Komunën e Prishtinës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi ka takuar drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Liburn Aliu, me të cilin kanë bashkëbiseduar për mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe Komunës së Prishtinës, për fusha me interes për qytetin e Prishtinës, banorëve të saj, studentëve, si dhe stafit në përgjithësi. Në këtë takim, ndër të tjera, është biseduar edhe për mundësinë për kryerjen e praktikës së studentëve të UBT-së në Komunën e Prishtinës, bashkëpunimi në projekte hulumtuese si dhe në analiza etj.

Rektori Hajrizi tha se takimet e tilla janë tejet të rëndësishme kur bisedohet për mundësitë e përmirësimit të jetës së banorëve të kryeqytetit.

Fundamenti

“Është një hap pozitiv kur institucionet udhëheqëse bëhen bashkë me ato arsimore, për të ndikuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të vendit tonë”, theksoi ndër të tjera Hajrizi.

UBT ka bashkëpunim me një numër të madh të komunave të Kosovës, në realizimin e projekteve të rëndësishme për përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve, duke angazhuar në këto projekte ekspertët më të mirë të fushave përkatëse./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.