FITORJA

UBT vlerësohet nga FIRST Global me medalje të artë për kontributin e dhënë për garën botërore të robotikës, FIRST Global Challange

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në ceremoninë përmbyllëse të garës më të madhe të robotikës më botë, FIRST Global Challenge, iu nda medalje institucionit i cili e ka zhvilluar dhe ndihmuar ekipin e Kosovës për të marrë pjesë në këtë garë. Kësisoj, kontributi i UBT-së për zhvillimit e shkencës dhe teknologjisë po njihet e vlerësohet ndërkombëtarisht nga organizata të ndryshme në mbarë botën.

Në garën e sivjetme të FIRST Global, UBT është vlerësuar nga organizatorët dhe ka marrë medalje të artë për kontributin dhe mbështetjen që po jep për FIRST Global dhe për zhvillimin e STEM në botë, duke e lartësuar kështu emrin e Kosovës si një shtet i vogël, por që po jep kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës në botë.

Vajzat që e kanë përfaqësuar Kosovën në garën më të madhe të robotikës, e kanë marrë vëmendjen e organizatorëve dhe moderatorëve të eventit, për rezultatet e tyre, duke u intervistuar dhe duke u pyetur për veprimtarinë e tyre në vendlindje.

UBT

Përpos vlerësimit institucional, edhe mentori i ekipit të Kosovës, Erjon Ameti është zgjedhur një nga tutorët më të mirë të ekipeve këtë vit.

Në anën tjetër, rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, u prit në takim edhe nga presidenti i garës, Dean Kammen, me të cilin bashkëbiseduan për garën, pjesëmarrjen e Kosovës dhe sfidat, si dhe për kontributin e vazhdueshëm që do ta japë UBT për këtë event./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.