United Hospital

UBT ua mundëson studimin në Morehead University 50 studentëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një marrëveshje e rektorit, Edmond Hajrizi, me përfaqësues të universitetit amerikan, Morehead State University, krijon mundësi që në periudhën 5-vjeçare, 50 studentë të UBT-së të studiojnë në këtë universitet.

Marrëveshja përfshin periudhën 2016-2021, me mundësi vazhdimi. Ajo parasheh që për çdo vit në këtë universitet amerikan të studiojnë 10 studentë.

Për studentët e UBT-së, që i vazhdojnë studimet për një vit akademik ose për një semestër në Morehead University, do të ndahet një bursë prej 4000 dollarësh.

Edhe studentët e Morehead University do të kenë mundësi që një pjesë të studimeve t’i bëjnë në UBT.

FIDANISHTJA

Marrëveshja parasheh edhe rastet kur studentët e UBT-së duan që një cikël të studimeve ta përfundojnë në Morehead University. Atyre u jepet përparësi në regjistrim.

Pos shkëmbimit të studentëve, marrëveshja parasheh edhe zhvillim të përbashkët të shkollave verore, vizita të ndërsjella, me qëllim të zhvillimit akademik dhe profesional të stafit e të studenteve të institucioneve gjegjëse, si dhe dizajnimin e kurrikulave dhe programeve të reja të studimeve.

Do theksuar se UBT është i vetmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë, i cili çdo vit pranon studentë ndërkombëtarë, të cilëve u ofron studime të plota në gjuhën angleze./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.