Eko Higjiena

UBT shton respektin në Evropë, merret si model suksesi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi tha se marrja e certifikimit për excellence ka shtuar edhe më shumë respektin e UBT-së në Evropë. Tanimë shumë organizata të ndryshme kanë ftuar rektorin Hajrizi në vitin 2015 që të prezantoi modelin e suksesit të UBT-së.

Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi ka qëndruar në fund të dhjetorit disa javë nëpër Evropë duke përfshirë vendet si Salzburgu dhe Vjena në Austri, Louven në Belgjikë si dhe Frankfurti dhe Wiesbaden në Gjermani.

Edmond Hajrizi tha se gjatë qëndrimit nëpër këto vende ka pasur mundësi të takohet me personalitete të ndryshme të universiteteve të këtyre vendeve, të Unionit Evropian, shoqatës evropiane për cilësi si dhe përfaqësues të bizneseve nga Evropa.

Nga këto takime ka pasur një rezultat tepër frytdhënës meqë është diskutuar dhe është vendosur që UBT të ketë me këto universitete më shumë partner strategjik për projektet evropiane.

Uji Dea

Nga këto takime është dakorduar edhe në aplikimin e përbashkët në projektet “Erasmus Plus” si dhe u dakordua që në vitin e ardhshëm Kosova të jetë mikpritëse e mbledhjes e radhës së kryesisë së organizatës Evropiane për cilësi dhe e disa shkollave verore të përbashkëta.

Rektori Hajrizi tha se marrja e certifikimit për excellence ka shtuar edhe më shumë respektin e UBT-së në Evropë.

Tanimë shumë organizata të ndryshme kanë ftuar rektorin Hajrizi në vitin 2015 që të prezantoi modelin e suksesit të UBT-së në relacion excellencen./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.