Uji Dea

UBT shpërblen fituesit e “Hack Day Kosova 2016”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Tri grupe të rinjsh, të pasionuar pas hakimit, janë shpërblyer të shtunën, me rastin e pjesëmarrjes në ngjarjen “Hack Day Kosova 2016”, organizuar nga UBT.

Çmimet për grupet fituese janë ndarë nga rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, i cili u nda i kënaqur me cilësinë e organizimit dhe të garuesve.

“Garuesit e këtij organizimi janë njerëz me talent dhe potencial për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve kibernetike”, theksoi Hajrizi, teksa shtoi se synimi i UBT-së është që këtë aktivitet ta shndërrojë në traditë.

“Ne planifikojmë që këtë aktivitet ta bëjmë tradicional, me qëllim të ndërgjegjësimit të gjeneratave të reja për rëndësinë e sigurisë kibernetike”.

HW

Vendin e parë në këtë organizim e morën studentët Agon Hysenaj dhe Rexhep Berjaolli.

Vendi i dytë iu dha grupit të përbërë nga Kastriot Fetahaj, Florian Konushevci dhe Shkumbin Shala, ndërsa vendi i tretë u takoi studentëve të Universitetit të Tiranës, Rio Sherri dhe Enea Dede.

Në fund, garuesit dhe organizatorët u certifikuan për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë në këtë aktivitet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.