United Hospital

UBT shpall konkurs për regjistrimin e studentëve në Farmaci dhe në Stomatologji

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në bazë të dispozitave të nenit 22 pika a e Statutit të UBT-së, nenit 3 të rregullores për regjistrim të studentëve si dhe në bazë të nevojave të UBT-së, për regjistrimin e studentëve për vitin e ri akademik 2017/2018, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, miratoi këtë vendim: Shpallet konkursi i rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj, për vitin akademik 2017/2018, në dy programet e studimit, Farmaci dhe Stomatologji, të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës (AAK) dhe të licencuara nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

Të drejtën e aplikimit në UBT e kanë të gjithë kandidatët, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe kanë të përfunduar maturën shtetërore.

Kandidatët e interesuar për të studiuar në Farmaci dhe në Stomatologji duhet t’i nënshtrohen provimit pranues.

Përzgjedhja e kandidatëve bëhet sipas këtyre kritereve:
• Deri 20% të pikëve mund të arrihen nga suksesi në shkollën e mesme dhe testit të maturës.
• Deri 80% të pikëve mund të arrihen në provimin pranues në drejtim e Farmacisë dhe të Stomatologjisë.

Numri maksimal i pikëve sipas kritereve të sipër cekura është 100%.

United Hospital

Në provimin pranues kandidatët e interesuar do t’i nënshtrohen testimit në lëndët: Kimi 20%, Biologji 20%, Anglisht 10 % , Logjikë 20% dhe Intervista 10 %.

Afati i parë për aplikim mbetet i hapur deri më datë 8 shtator. Kandidatët që aplikojnë i nënshtrohen testit vlerësues më datë 11 shtator, në orën 11:00, në ambientet e UBT-së, në Prishtinë.

Të gjithë të kandidatët e interesuarit, për sqarime shtesë, mund të paraqiten në zyrat e administratës së UBT-së në Prishtinë, lagja Kalabria.

Tel:038 541400 Mob:044 541400, Email:info@ubt-uni.net
Koha e regjistrimit çdo ditë prej orës 09:00 deri në 17:30

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.