KKVITI

UBT shpall konkurs për pranimin e kandidatëve në Shkollën e Lartë Profesionale të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Shkolla Profesionale e Teknologjisë Informative dhe të Komunikimit e UBT-së, e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, e shpall të hapur konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj.

Programi i shkollës profesionale nga UBT ndërlidh nevojat e tregut me industrinë dhe me përfundimin e suksesshëm të shkollimit, studentët do të pajisen me diplomë të njohur nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, si dhe me certifikime nga industria.

Konkursi është i hapur për profilet e mëposhtme:
Administrator i sistemit dhe rrjetit kompjuterik
Ky program ju ofron studentëve njohuri praktike dhe teorike, të ndërlidhura me administrimin e sistemeve kompjuterike dhe të rrjetave. Programi është i dizajnuar sipas kërkesave të tregut, duke ofruar mundësi të gjerë të punësimit.

Studentët që do ta ndjekin këtë shkollë profesionale, iu ofrohet mundësia për të mësuar aftësitë praktike në krijimin dhe administrimin e sistemeve dhe rrjetave kompjuterike të përbëra nga produktet e Microsoft, Linux, Cisco, si dhe për përfitimin e aftësive të menaxhimit të sistemeve të bazave të të dhënave, web serverëve etj.

Zhvillues i Aplikacioneve

Programi Zhvillues i Aplikacioneve ofron marrjen e njohurive që mund të përdoren për të projektuar, zhvilluar dhe implementuar zgjidhje softuerike për bizneset dhe produktet personale.

Të diplomuarit në shkollën profesionale për Zhvillues të Aplikacioneve, zhvillojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre për të punuar në industrinë e teknologjisë së informacionit në pozitat si: zhvillues aplikacioni, programer, inxhinier i softuerit, analist i sistemeve, arkitekt softuerik etj.

KKVITI

Teknologji Informative dhe Komunikim

Qëllimi i këtij programi është t’i trajnojë dhe certifikojë pjesëmarrësit për pozitën e Teknologji Informative dhe Komunikim, në mënyrë që të dëshmojë për njohuritë dhe shkathtësitë profesionale të funksionimit modern.

Me fitimin e kualifikimit Teknologji Informative dhe Komunikim, kandidati duhet të dëshmojë për njohuritë në përdorim të kompjuterit dhe të ketë njohuri për pjesët harduerike dhe softuerike, të kryej kalkulime të ndryshme duke përdorur programin për llogaritje tabelore, të përpilojë projekte dhe t’i organizojë me softuerë të caktuar, të kryejnë hulumtime të ndryshme dhe t’i analizojnë me softuerë të caktuar për analiza statistikore, etj.

Administrator i zyrës

Qëllimi i këtij programi është të trajnojë dhe certifikojë pjesëmarrësit për pozitën e Asistentit Administrativ, në mënyrë që të dëshmojë për njohuritë dhe shkathtësitë profesionale të funksionimit modern të një Asistenti Administrativ.

Me fitimin e kualifikimit përkatës, studentët duhet të dëshmojnë për njohuritë në hartimin e shkresave, memorandumeve dhe email-ave, duke përdorur shembuj dhe udhëzime për hartimin efektiv të dokumenteve, strukturimin e tyre, etj. Njëkohësisht, duhet të dëshmojnë për aftësitë e tyre profesionale për caktimin e prioriteteve, menaxhimin e telefonatave, përdorimin efektiv të “Mail Merge” dhe të MS Outlook, përgatitjen e mbledhjeve dhe procesverbaleve, organizimin e ngjarjeve të ndryshme dhe organizmin efikas të skedimit, si dhe të gjitha shkathtësitë dhe aftësitë tjera të cilat duhet t’i ketë një asistent administrativ.

Informata më të hollësishme mund të gjeni në: https://professional.ubt-uni.net
apo mund të na gjeni në zyrat tona në adresën: UBT Shkolla Profesionale | Lagjja Kalabria p.n | 038 541 400 ext. 116 | [email protected]