Fundamenti

UBT-së i akreditohen programe të reja – Stomatologjia dhe Farmacia

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Stomatologjia dhe Farmacia janë dy programet e reja në UBT që Agjencia e Kosovës për Akreditim i ka akredituar. Në mbledhjen e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) së Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) më 28.07.2017, u shqyrtuan raportet e vlerësimit nga ekspertët ndërkombëtarë të akreditimit dhe riakreditimit institucional dhe të programeve të studimit në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, ka marrë vendim që UBT-së t’i akreditohen 22 programe bachelor dhe master, duke plotësuar standardet dhe kriteret e vlerësimit dhe akreditimit.

Dy programet e reja të akredituara janë një vlerë shtesë për UBT-në dhe një mundësi e shkëlqyeshme për të rinjtë që duan të studiojnë në Stomatologji dhe në Farmaci. Kjo për faktin se UBT, përpara se të aplikojë për akreditim në këto dy fusha, ka bërë përgatitjet e nevojshme, duke hapur qendrën më të madhe të mjekësisë në Kosovë, e cila përmban mbi 50 laboratorë bashkëkohorë dhe gjithçka tjetër të nevojshme për të gjitha fushat e shëndetësisë.

HW

Kjo i mundëson UBT-së që në vitet në vazhdim të zgjerojë programet e studimit në fushën e mjekësisë dhe të bëhet lider në këtë fushë, siç është në shumë fusha të tjera. Puna dhe rrita e vazhdueshme në 17 vitet e funksionimit të UBT-së e dëshmon këtë dhe është garanci e vazhdimësisë së suksesit, i cili matet më së miri me shkallën e avancimit akademik të studentëve, si dhe me shkallën me të lartë në vend të punësimit të tyre gjatë dhe pas studimeve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.