Hidromorava

UBT rekorde në dhënien vullnetare të gjakut – tejkalon të gjitha institucionet e arsimit të lartë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Institucioni privat i arsimit të lartë – UBT, ka thyer rekordin në raport me universitetet publike dhe institucionet e tjera private të arsimit të lartë në dhënien vullnetare të gjakut.Në përfundim të aksionit, rreth orës 16:30, kanë dhuruar gjak 85 studentë, profesorë, punëtorë të administratës etj. Këtë e ka konfirmuar vetë menaxherja për Marketing dhe Informim në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, Albana Gashi.

Ajo ka thënë se aksioni i këtillë organizohet një herë në vit, në të gjitha institucionet e arsimit të lartë. Por, sipas saj, nga të gjitha institucionet e këtij niveli të arsimit në Kosovë, UBT-ja ka dhënë numrin më të madh të dhuruesve vullnetarë të gjakut.

“Përveç studentëve, kanë dhuruar gjak edhe profesorët, punëtorët e administratës dhe shërbyes të tjerë. Kjo është shumë me rëndësi. UBT-ja është bërë model për të gjithë në Kosovë”, ka thënë Gashi për të treguar se edhe një viti më parë UBT-ja ka qenë e suksesshme, por sivjet interesimi ishte shumë më i madh.

United Hospital

Melanija Gjocaj, ndihmësmenaxhere e Albana Gashit, njëherësh edhe studente e nivelit master në UBT, është shprehur krenare me përgjigjen e madhe të studentëve dhe profesorëve të UBT-së në këtë aksion humanitar.

“Pos aksionit, po më pëlqen shumë edhe interesimi aq i madh i studentëve dhe profesorëve. Aksioni tregon edhe mënyrën e organizimit të një institucioni të lartë arsimor, siç është UBT-ja”, ka thënë Gjocaj, teksa ka shtuar se me gjakun e dhënë mund të shpëtohen shumë jetë.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka përgëzuar të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut, duke e vlerësuar këtë si një veprim të lartë njerëzor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.