Fundamenti

UBT – qendër për studime të Medias dhe Komunikimit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT, është një nga departamentet më të kompletuara në vend dhe rajon, për studimin e komunikimit masiv dhe të medias. Kurrikula e fakultetit përbëhet nga një gamë e gjerë e lëndëve, përfshirë lëndët për studimet e gazetarisë dhe median digjitale.

Mësimdhënia në këtë fakultet ofrohet nga një kombinim i studiuesve të medias dhe të komunikimit, të cilët shkruajnë libra dhe artikuj të lexuar nga studentët anembanë vendit, si dhe, praktikuesit e industrisë të cilët janë pjesë e kompanive kryesore të medias.

Vlen të theksohet se një numër shumë i madh i studentëve të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, ende pa përfunduar studimet themelore, punësohen në institucione ose kompani të ndryshme mediatike, të cilët praktikojnë profesionin si gazetarë, moderatorë, kameramanë, montazherë, zyrtarë për marrëdhënie me publikun, si dhe punojnë edhe në anën teknike të mediave. Derisa, shumë prej të diplomuarve në UBT, mbajnë rol kyç në industritë e medias ose në fusha të ngjashme.

United Hospital

Objektet që UBT i posedon janë të jashtëzakonshme dhe përfshijnë një sferë hapësirash fleksibile të mësimdhënies. Ato përbëhen nga salla të medias, studiot e radios dhe televizionit etj.

Qëllimi i programit Media dhe Komunikim është që t’ju ofrojë studentëve dije teorike dhe praktike për të kryer me sukses punët në organizatat ku do të punojnë.

Programi i studimit Media dhe Komunikim në UBT, ofron edhe specializimet: Gazetari, Komunikim, Menaxhim i Medias, Marrëdhënie me Publikun, Regji Televizive, Gazetari On-Line, Kamerë dhe Fotografi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.