RCCOLA

UBT prezanton rezultatet në Seminarin Academic Exchange for Progress (AEP)

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Prishtinë – UBT është ftuar në Tiranë më datë 27 mars 2014 në kuadër të programit Academic Exchange for Progress (AEP), program i financuar nga Ambasada Norvegjeze, i cili ka në fokus financimin e bursave për universitetet partnere të këtij programi, pjesë e së cilës është edhe UBT.

Pjesë e këtij takimi ishin aktorë të ndryshëm politikë, social, ambasadorë dhe përfaqësues të bizneseve më të fuqishme. UBT u përfaqësua nga presidenti i UBT – së , Edmond Hajrizi dhe Muzafer Shala, dhe nga studentë përfitues të programeve AEP.

Një rëndësi e veçantë iu dha gjatë këtij takimi bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe universiteteve. Ambasadori Norvegjez në Tiranë Jan Braathu dhe Prishtinë shpjegoi rëndësinë e këtij programi i cili do të mbështetet nga Qeveria Norvegjeze dhe që do të ndihmoj pozitivisht në rritjen e kapaciteteve në fushën e ICT.

Në kuadër të bashkëpunimit të bizneseve dhe universiteteve Ambasadori Braathu theksoi rëndësinë e bashkëveprimit ndërmjet nevojave të tregut të punës për burime njerëzore dhe atë çfarë universitetet ofrojnë. Kjo iniciativë u mbështet dhe u përshëndet nga znj. Lindita Nikolla Ministre e Edukimit dhe Sportit në Shqipëri si dhe nga Rektori i Universitetit të Tiranës z. Dhori Kule.

Uji Dea

Në prezantimin e tij në lidhje me zhvillimin e sektorit të teknologjisë së informacionit dhe teknologjisë në UBT, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi u shpreh se “Ne besojmë se me anë të edukimit të mirëfilltë si dhe me trajnimet shtesë në ICT , Microsoft dhe CISCO të cilat ofrohen krahas programeve akademike në UBT, do të sigurojmë që këta studentë të ndihmojnë tregun dhe përgjegjësia jonë është t’i sistemojmë në mënyrën adekuate këta të rinj”.

Hajrizi theksoi se bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar me institucionet e arsimit të lartë dhe industrinë, mbetet një faktor i rëndësishëm për UBT. Për këtë arsye AEP është një mënyrë shumë e mirë për të ofruar bashkëpunim të këtyre niveleve.

UBT si një institucion serioz dhe me një përvojë disa-vjeçare në fushën akademike dhe të trajnimeve profesionale tashmë ka një qendër të veçantë karriere e cila i mundëson studentëve të bëjnë zgjedhjen e duhur profesionale në raport me kërkesat e tregut si dhe i mundëson internshipe dhe punësim, duke mos lënë mënjanë dhe mundësinë e krijimit të zyrës për Alumni e cila renditet në prioritetet e këtij institucioni.

Në vijim të prezantimit të tij rektori i UBT-së theksoi kompleksitetin e ICT dhe mungesën e kuadrove në këtë fushë. Për këtë arsye UBT ka rekrutuar një sërë kuadrosh të cilët kanë përfunduar studimet e tyre doktorale jashtë vendit duke sjellë kështu një eksperiencë ndryshe dhe të vyer për UBT./rajonipress/