HW

UBT pranohet zyrtarisht në Asociacionin e Universiteteve Ballkanike

/ 1 minutë lexim
HW

UBT u pranua zyrtarisht në Asociacionin e Universiteteve Ballkanike, hap ky që i ofron përparësi institucionit, për mobilitet të stafit akademik dhe të studentëve, si dhe për njohje të ndërsjellë të diplomave.

Nisur nga kjo, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi dhe Drejtori për Çështje Akademike në UBT, Armend Muja, kanë marrë pjesë në takimin e Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit, në Sofje të Bullgarisë.

Takimi në nivel të rektorëve të të gjitha universiteteve të Ballkanit, ka pasur për qëllim lidhjen e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave, si dhe gjetjen e mundësive për aplikim të përbashkët në projekte të mëdha evropiane, në fushën e arsimit të lartë.

FIDANISHTJA

Sipas Hajrizit, takimet e këtij niveli janë shumë frytdhënëse, prandaj për këtë qëllim, UBT pritet të fillojë aplikimin për projekte të mëdha evropiane në fushën e hulumtimeve shkencore.

Pos kësaj, rektori ka zhvilluar edhe takime tjera të rëndësishme me përfaqësuesit e universiteteve partnere./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.