HW

UBT po kryen përgatitjet finale për organizimin e Akademisë Ndërkombëtare Verore

/ 2 minuta lexim
HW

UBT edhe sivjet do të vazhdojë me traditën e organizimit të Akademisë Ndërkombëtare Verore, e cila këtë vit do të mbahet për herë të gjashtë me radhë, më 5-19 korrik 2017.

Hapja zyrtare e Akademisë do të bëhet në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, teksa ligjëratat, punëtoritë dhe debatet tematike do të mbahen në kampusin e UBT-së, në Prishtinë.

Duke e parë interesimin e madh të studentëve në organizimet paraprake, sivjet ANV ka zgjeruar aktivitetin e vet edhe në shumë disiplina të reja shkencore, ku përfshihet fusha e Shkencave kompjuterike, pastaj Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Shkenca Politike, Energji Efiçiente, Sisteme të Informacionit, Juridik, Media dhe Komunikim, Menaxhim i Mekatronikës, Arkitekturë, Ndërtimtari, Financa, Banka e Sigurime, Shkenca të Ushqimit, Dizajni i Integruat, Infermieri, Siguri kibernetike, si dhe Turizëm i qëndrueshëm.

Eco Higjiena

Aplikimi për studentët vendorë të të gjitha universiteteve dhe kolegjeve vendore, si dhe për studentët ndërkombëtarë, është hapur nga data 19 maj 2017, e deri më 29 qershor 2017.

Për ta pasuruar dhe për ta bërë edhe më madhështore këtë akademi, të ftuar do të jenë profesorë, ekspertë dhe ndërmarrës të njohur vendorë e ndërkombëtarë, ku përveç ligjëratave tematike, ANV-ja do të jetë e pasur edhe me diskutime, forume, punëtori të ndryshme, vizita studimore, gara sportive dhe aktivitete të tjera.
Në përfundim të programit, studentët certifikohen dhe marrin 2-4 ECTS kredi, të njohura ndërkombëtarisht.

Për më shumë informata rreth mënyrës së aplikimit dhe Akademisë Ndërkombëtare Verore, në përgjithësi, shihni linkun: ëëë.sa.ubt-uni.net dhe kontaktoni: sa@ubt-uni.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.