HW

UBT pjesë e rrjetit të universiteteve që kanë nënshkruar dokumentin Magna Charta Universitatum

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Institucioni lider i arsimit të lartë në vend – UBT, nga sot është bërë pjesë e rrjetit të universiteteve që kanë nënshkruar dokumentin Magna Charta Universitatum.

Dokumentin e ka nënshkruar rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, duke u bërë pjesë e një rrjeti të madh global të më shumë se 900 institucioneve të arsimit të lartë të të gjithë botës që kanë nënshkruar këtë dokument.

Rektori Hajrizi është shprehur i lumtur me nënshkrimin e këtij dokumenti duke thënë se UBT me këtë rast ka shënuar edhe një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare.“Nënshkrimi i dokumentit që daton nga 18 shtatori i vitit 1988, është një hap tjetër i madh dhe shumë i rëndësishëm i UBT-së në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Një dokument që bazohet në parime të lirisë akademike dhe autonomisë institucionale është në përputhshmëri me atë që UBT prezanton, ndaj si e tillë është diçka shumë e rëndësishme për ne”, ka thënë rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi.

Fundamenti

UBT me nënshkrimin e Magna Charta Universitatum, dëshmon edhe njëherë lidershipin, cilësinë dhe profesionalizmin në fushën e arsimit, duke respektuar gjithmonë parimet themelore të fushëveprimit dhe misionit të institucioneve të arsimit të lartë.

Magna Charta Universitatum është një deklaratë e nënshkruar në vitin 1988, me rastin e 900 vjetorit të Universitetit të Bolonjës, e cila dëshmon dhe pohon parimet themelore mbi të cilat duhet të bazohet misioni i universiteteve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.