Fundamenti

UBT, përsëri i pari në Kosovë për cilësi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

UBT është ricertifikuar me standardin më të ri dhe më të njohurin në botë për menaxhimin e cilësisë, ISO 9001:2015, dhe me këtë bëhet institucioni i parë dhe i vetem arsimor në Kosovë dhe rajon që e përmbushë një kriter të tillë. Ky është treguesi më i qartë për nivelin e lartë të cilësisë që e posedon UBT tash e 17 vite.

Për të matur e verifikuar standardin e cilësisë, në UBT ka qëndruar për një javë auditori austriak, Wolfgang Fest, i cili pas matjeve dhe auditimeve të bëra, konstatoi se UBT i ka të përmbushura të gjitha kriteret që kërkohen nga standardi ISO 9001:2015, i cili që nga gushti do të jetë edhe i vetmi version.

Ky standard bazohet në një numër parimesh të menaxhimit të cilësisë, duke pasur në fokus të qartë marrësit e shërbimeve, motivimin dhe implikimin e menaxhmentit të lartë, qasjen e procesit dhe përmirësimin e vazhdueshëm, lidershipin, menaxhimin e dijes, menaxhimin e riskut, e shume kritereve të tjera në bazë të praktikave më të mira në botë.

HW

Me plotësimin e këtij standardi, UBT vazhdon të mbetet model dhe shembull për institucionet e arsimit, bizneset dhe institucionet qeveritare, për menaxhim dhe organizim modern, duke ofruar cilësi konform vlerave dhe kritereve më të larta evropiane dhe ndërkombëtare.

E tërë kjo arritje dhe vlerësim ndërkombëtar më së miri dëshmohet edhe nga rezultatet e punësimit dhe zhvillimit të studentëve, alumnit dhe stafit, kështu duke dëshmuar tërë kohën që UBT është e studentëve dhe po ndihmon në zhvillimin e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.