Mobi Casa

UBT, përfituese e projekteve të BE-së, pjesëmarrëse në konferenca të rëndësishme jashtë vendit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, si dhe udhëheqësi i zyrës së projekteve në këtë universitet, po marrin pjesë në një konferencë të rëndësishme të Universitetit të Zagrebit, në Kroaci, si pjesë edhe e projektit Erasmus +.

Rektori Edmond Hajrizi thotë se pjesëmarrja është shumë e rëndësishme për faktin se UBT është pjesëmarrëse në projektin e Erasmus + (Capacity Buildings), i ashtuquajtur BESTSDI.

Gjithnjë sipas rektorit, në Konferencë po marrin pjesë 25 institucione partnere nga të gjitha vendet e Ballkani Perëndimor, si dhe nga Evropa.

Mobi Casa

“Projekti do të zgjasë 3 vjet dhe ka për qëllim të zhvillojë programe për edukim dhe trajnim në fushën e infrastrukturës gjeohapësinore”, theksoi rektori Hajrizi.
Në Konferencë u tha se në përgjithësi, suksesi i Institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë nuk është i kënaqshëm.

Rektori i UBT-së, njëherësh udhëheqës i Grupit të Ekspertëve për Reformat e Arsimit të lartë në Kosovë mendon se arsyet për këtë janë të shumta.
“Mungesa e kapaciteteve njerëzore, por edhe mungesa e përvojave në përgatitjen, aplikimin dhe menaxhimin e projekteve evropiane në Institucionet e Kosovës janë arsyet e ngecjes së Kosovës në reformimin e arsimit”, tha rektori, derisa ka shtuar institucionet që kanë përvojë, marrja e përgjegjësive për të koordinuar projektet do të kishte efekt me pozitiv.

Ai gjithashtu tha se ndërkombëtarizimi institucional, ndërlidhja apo harmonizimi e prioriteteve institucionale me ato nacionale, si dhe bashkëpunimi ndërinstitucional në Kosovë mund të ndihmojë në rritjen e suksesit në projektet evropiane./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.