Eko Higjiena

UBT organizon punëtorinë “Zhvillimi kurrikular dhe modular”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Instituti për Zhvillim të Arsimit dhe Çështjeve Akademike ka filluar takimet punuese me fakultetet dhe stafin akademik. Qëllimi i këtyre takimeve është diskutimi dhe reflektimi në qasjet dhe metodologjitë, drejt rritjes së përsosmërisë në avancimin e kurrikulave studimore dhe çështjeve tjera akademike.

Punëtoria e parë e këtij lloji u mbajt të enjten, më 28 korrik, në kampusin e UBT-së në Prishtinë. Në ditën e parë të këtij organizimi, është trajtuar tema me titullin “Zhvillimi kurrikular dhe modular”, ligjëruar nga Bujar Gallopeni, profesor në UBT.

ARKATANA

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që stafi akademik të reflektojë dhe debatojë në dimensionin e zhvillimit dhe zbatimit të kurrikulave, si platformë e përgatitjes më të mirë të profilit të diplomuarve, respektivisht njohurive, shkathtësive dhe kompetencave relevante me kërkesat e tregut të punës. Punëtoria ka pasur për qëllim të shërbejë edhe si një nga përgatitjet për vitin akademik 2016-2017.

Nesër, në punëtorinë e dytë, do të trajtohet tema “Pjesëmarrja në Horizon 2020”, qëllimi i së cilës është që të filloj përgatitja dhe koordinimi i fakulteteve për aplikim me projekte të mundshme në programin e BE-së për kërkim dhe Inovacion, Horizoni 2020./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.