UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare në Durrës
Më 6 e 7 nëntor, në Durrës të Shqipërisë i zhvillon punimet Konferenca Ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacion. Kjo konferencë tradicionale, në tri edicionet e deritashme, ka qenë konferenca më e madhe e organizuar, me pjesëmarrje të mbi 200 referuesve nga fusha të ndryshme të diskutimit.
Konferenca organizohet nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë i UBT-së, në bashkëpunim me partnerët, Universitetin e Tiranës dhe Universitetin e Vlorës, si dhe një varg institucionesh të tjera.
Kjo konferencë tradicionale, në tri edicionet e deritashme, ka qenë konferenca më e madhe e organizuar, me pjesëmarrje të mbi 200 referuesve nga fusha të ndryshme të diskutimit.
Gjatë dy ditëve të konferencës do të paraqiten hulumtime shkencore dhe do të zhvillohen debate në një varg temash: Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri e Komunikimi; Efiçienca e energjisë; Menaxhim, Biznes dhe Ekonomi, Mekatronikë, Inxhinieri të Sistemit dhe Robotikë; Sisteme të Informacionit dhe Siguri, Arkitekturë – planifikim hapësinor dhe inxhinieri civile; Inxhinieri, infrastrukturë dhe mjedis; Drejtësi; Shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtar; Media dhe komunikim, si dhe një varg temash të tjera./rajonipress/


