UBT

UBT organizoi punëtori me ekspertë ndërkombëtarë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në kuadër të projektit për Inkubatorin Virtual të Kosovës dhe Qendrën për fillimin e bizneseve të reja, UBT ka organizuar një varg punëtorish me ekspertë të ndryshëm ndërkombëtarë të kësaj fushe. George Lantzas ishte eksperti i radhës i cili mori pjesë në punëtori, ku shpalosi praktikat dhe metodat më të mira të zhvillimit të inkubatorit.

Pjesë e veçantë e punëtorisë ishte takimi i z. George Lantzas me pjesëmarrësit e inkubatorit, ku u diskutua për fazat e zhvillimit të ideve, barrierat më të cilat janë duke u përballur pjesëmarrësit e inkubatorit, targetimi i klientëve, mënyrat e gjetjes së fondeve, jetësimi i ideve dhe përshtatja sa më e mirë në treg.

Eco Higjiena

Hapja e Inkubatorit Virtual të Kosovës dhe Qendrës për fillimin e bizneseve të reja është bërë më 3 qershor 2015. Pjesëmarrëseve të inkubatorit do t’ju ofrohen shërbime nga fusha të ndryshme në bazë të nevojave të tyre.

Si pjesë e inkubatorit është vendosur këndi i ndërmarrësisë, libraria me titujt më të fundit nga fusha e ndërmarrësisë, publikimi i revistës “Etrepreneurship Journal”, platforma online, etj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.