Uji Dea

UBT ngrit bashkëpunimin akademik me universitetin “NOVA de Lisboa” nga Portugalia

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka pritur të martën një delegacion nga universiteti portugez “NOVA de Lisboa”, i përbërë nga përfaqësuesit João Martines dhe Eduardo Guerreiro.

UBT e universiteti “NOVA de Lisboa” i Portugalisë, tashmë janë në një projekt të përbashkët.

Bashkëbisedimi është përqendruar në Programet Erasmus +, si dhe për mundësitë që ofron ky i fundit për bashkëpunim në rrafshin akademik, përkatësisht me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve, shkëmbimit të përvojave, të stafit akademik e të studentëve, për praktikat që zbatohen në zgjidhjen e problemeve të ndryshme etj.

FIDANISHTJA

Delegacioni mysafir është takuar paraprakisht edhe me koordinatorë sektorësh të ndryshëm të UBT-së.

Përfaqësuesit e delegacionit do të qëndrojnë 5 ditë, ndërsa do të kenë rastin të prezantojnë universitetin e tyre dhe mundësitë e shërbimet, që i ofron ai. Do të trajtohen tema në lidhje me programet e studimit, numrin e studentëve, mundësitë për studentët e huaj, bashkëpunimet me universitetet e tjera ndërkombëtare etj. Do të pasojë një sesion informues për studentët e UBT-së, të interesuar për studime në Portugali, si dhe një vizitë në Kampusit Inovativ të UBT-së, në Lipjan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.