Uji Dea

“UBT NEWS” gazeta që sjellë lajmin e freskët studentor

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – UBT ka një sërë veprimtarish dhe aktivitetesh që zhvillon brenda ditës. Në këtë institucion të rëndësishëm arsimor e shkencor del edhe gazeta e studentëve “UBT NEWS” e cila përgatitet nga studentët e degës për komunikim dhe media në kuadër të UBT-së. Ekipi i gazetarëve studentë me përkushtim, përgjegjësi dhe vendosmëri ka nxjerr edhe numrin më të ri në të cilin ka shumë materiale interesante nga jeta akademike e studentore, punime, anketa, opinione, e zhvillime tjera që lidhen me UBT.

Dega për Komunikim dhe Media në kuadër të UBT-së ka nxjerr numrin më të ri të gazetës “UBT NEWS”, e cila kryesisht përmban materiale, shkrime, e punime të realizuara nga vet studentët e degës, por edhe të degëve tjera.

Konceptin amerikan që studentët të jenë më afër praktikës e mundëson edhe UBT dhe dega për komunikim dhe medie.

Edmond Hajrizi president i UBT-së shprehet me plotë entuziazëm për punën e mirë dhe të shkëlqyeshme që bëjnë studentët me gazetën e tyre. “Ky është një rast praktikë ku studentët e UBT-së, e në veçanti ata të medies e realizojnë dhe e perfeksionojnë profesionin e tyre. Jemi shkollë moderne dhe këtu gjithçka punohet me përgjegjësi të lart profesionale e studimore. Ky është vetëm fillimi sepse UBT u sjell atyre edhe në të ardhmen gjëra konkrete profesionale” tha Hajrizi.

Kurse Naile Demiri shefe e Departamenti për Komunikim dhe Medie vlerëson se studentët-gazetar të UBT-së tashmë edhe pse janë në përfundim të vitit të parë, ata kanë përfituar njohuri të mjaftueshme që vet të realizojnë punime, tema, rubrika , intervista e materiale tjera që lidhen me gazetarinë.

UBT

Por ata që e bëjnë gazetën “UBT NEWS” janë më të lumturit kur në duart e kolegëve dhe të profesorëve shohin rezultatin e tyre konkret.

Besart Troshupa student në Komunikim dhe Medie dhe pjesë e redaksisë në “UBT NEWS” thotë se mundësit që ofron UBT-ja vërtet janë të lakmueshme. “Tani po punojmë praktikisht në gazetën tonë e cila është një mundësi reale për ta avancuar profesionin e gazetarit. Ishim në Shqipëri ku kemi parë mediet më fuqishme elektronike dhe të shkruara dhe kemi mësuar shumë rreth funksionimit të tyre” shprehet Troshupa.

Albina Zeneli gjithashtu një studente entuziaste dhe shembullore thotë se UBT është një gjigant që dinë të ofroj dhe përkrah studentin e talentuar. “Gazeta është rasti i parë ku ne shprehim aftësitë tona. Më vonë do të kemi edhe Radion e TV ku do të kemi mundësi të zhvillojmë gazetarinë bashkëkohore. Vërtet ndihem krenare që jam pjesë e zhvillimeve shumë pozitive që ndodhin brenda UBT-së” u shpreh Zeneli.

Ndryshe numri më i ri sjell materiale të shumta, intervista me profesor, reportazhe, punime të studentëve, kronika interesante, punime nga shkenca bashkëkohore, etj.

Për këtë numër janë përkujdesur studentët e fakultetit për Komunikim dhe Medie: Albina, Besarti, Egzoni, Anisa, Iliriana, Gentiana, Zylfija, Erza, Fatjeta, Xhejlanja, Ilazi, Arbnora, dhe Melina./rajonipress/