ARKATANA

UBT nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Komunën e Vushtrrisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

UBT po vazhdon me përkrahjen e komunave të Kosovës, në fusha të ndryshme. Në këtë vazhdë, këto ditë, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi dhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, me qëllim që të zhvillojnë programe bashkëpunimi dhe shkëmbimi për ngritje të kapaciteteve profesionale si dhe programe hulumtuese.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi tha se kjo Marrëveshje është e bazuar në parimin e interesit të ndërsjellë për përfitim të të dyja institucioneve, duke respektuar pavarësinë e njëri- tjetrit dhe ka për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e hapësirave që studentët e UBT-së të realizojnë punën praktike në Komunën e Vushtrrisë, gjithnjë sipas planit të paraparë në programin e lëndëve përkatëse.

Eco Higjiena

Ndërkaq, i pari i Vushtrrisë është shprehur i kënaqur që përmes kësaj marrëveshjeje Komuna e Vushtrrisë do të ketë në dispozicion programe dhe trajnime nga UBT-ja, të cilat kanë për qëllim ngritjen dhe avancimin e stafit komunal në përputhje me një politike të avancuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.