UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Bauhaus në Gjermani
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit në një vizitë në Gjermani, ka vizituar Universitetin Bauhaus, me ftesë të drejtuesve të këtij universiteti.
Me këtë rast, Hajrizi ka nënshkruar me udhëheqjen e Universitetit Bauhaus një marrëveshje bashkëpunimi, duke hapur kështu edhe një adrese dhe një mundësi shtesë për studentët dhe stafin e UBT-së për studime në institucione prestigjioze akademike ndërkombëtare.
Marrëveshja përfshin mobilitet të stafit dhe të studentëve në fushën e Arkitekturës, Ndërtimit, GIS dhe Gjeodezisë.
Interesim i shtuar i universiteteve evropiane për bashkëpunim me UBT-në
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi ka zhvilluar një varg takimesh me përfaqësues të universiteteve, gjatë vizitës në Gjermani, në Austri e në Suedi.
Drejtues të këtyre universiteteve janë njoftuar me programet e veçanta të studimeve që i ofron UBT, duke qenë prijatare në Kosovë dhe në rajon në shumë fusha, si dhe me numrin e madh të institucioneve partnere kudo në botë.
Ata kanë shprehur interesim për bashkëpunim me UBT-në në shumë fusha të interesit të dyanshëm.
Filloi aprovimi i Bursave për Mobilitet në Programin Evropian CEEEPUS
Ka filluar aprovimi i bursave për Mobilitet në Programin Evropian “Central European Exchange Program for University Studies” (CEEEPUS) për stafin dhe studentët e UBT-së.
Muaj më parë UBT është bërë pjesë e këtij programi, duke ofruar mundësi për bursa për stafin dhe për studentët e tij.
CEEEPUS përfshin vendet e Evropës Qendrore dhe Evropës Juglindore dhe është një rrjet universitar që ofron programe dhe diploma të përbashkëta për studentët e institucioneve anëtare.
UBT është institucioni i parë privat i arsimit të lartë në Kosovë që e ofron këtë mundësi për studentët e tij.
UBT dhe TEB Bank nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për biznese të reja dhe inkubator të biznesit
UBT ka nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi, në vazhdën e zgjerimit të bashkëpunimit me institucione vendore e ndërkombëtare, në të mirë të krijimit të kushteve sa më të mira për studime dhe për hulumtime për studentët, por edhe për stafin e institucioneve partnere.
Marrëveshja e nënshkruar dje me bankën TEB ndërlidhet me shfrytëzimin e inkubatorit të biznesit në UBT nga kjo bankë, me qëllim të avancimit të ndërmarrësisë për studentë dhe entuziastë me ide inovative biznesi.
Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi dhe zëvendësdrejtori menaxhues në TEB, z.Arton Celina.
UBT dhe TEB zhvillojnë bashkëpunim edhe në fusha të tjera dhe janë partnerë në shumë projekte në ndërmarrësi.
Rektori Hajrizi bëri një prezantim në fushën e Modelimit dhe Simulimit në Universitetin e Vjenës për Teknologji.
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi qëndroi për vizitë në Universitetin e Vjenës për Teknologji, një universitet partner i UBT-së.
Me këtë rast, ai bëri një prezantim në fushën e Modelimit dhe Simulimit në një seminar të organizuar në këtë universitet.
Gjithashtu, rektori Hajrizi diskutoi me drejtuesit e Universitetit të Vjenës për Teknologji lidhur me projektet e përbashkëta që këto dy institucione do të zhvillojnë në të ardhmen.
UBT vazhdon bashkëpunimin me Universitetin Linnaeus të Suedisë
Në kuadër të bashkëpunimeve ndërkombëtare, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe krijimit të mundësive shtesë për stafin dhe studentët, UBT ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Universitetin Linnaeus të Suedisë.
UBT dhe Universiteti Linnaeus kanë zhvilluar një bashkëpunim shumë të frytshëm deri tash, që ka përfshirë mobilitetin e studentëve dhe të stafit, si dhe vizitat e ligjëratat e dyanshme të drejtuesve të këtyre dy institucioneve.
Sipas marrëveshjes së re, stafit të UBT-së i ofrohet mbështetje financiare për të marrë pjesë në ngritjen e kapaciteteve të tyre akademike.
Një nga drejtueset e Universitetit Linnaeus, Dr.Anita Mirijamdotter ka mbajtur disa cikle ligjëratash me studentët e nivelit master në drejtimin Sistemet e Informacionit në UBT.
Dy studentë të UBT-së në akademinë verore në Dessau të Gjermanisë
Dy studentë të UBT-së do të marrin pjesë në akademinë verore në Dessau të Gjermanisë.
Pjesëmarrja e studentëve të drejtimit Sistemet e Informacionit u mundësua falë bashkëpunimit të UBT-së me Universitetin në Dessau, për mobilitet të stafit dhe të studentëve.
UBT vazhdon bashkëpunimin me partnerët nga Republika e Çekisë
UBT do të vazhdojë edhe më tej bashkëpunimin me partnerët nga Republika e Çekisë në funksion të zhvillimit të vendit.
Bashkëpunimi përfshin projekte për zhvillimin ekonomik, zonat ekonomike, investimet e huaja e fusha të tjera.
Projektet e bashkëpunimit janë bashkëfinancim i Qeverisë së Republikës Çeke.
Rektori Hajrizi u takua me Drejtoreshën e Institutit Hayek dhe drejtues të Qendrës Austriake për Ekonomi
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi ka zhvilluar takime me Drejtoreshën e Institutit Hayek, Julian Handschieff, dhe me drejtues të Qendrës Austriake për Ekonomi.
Në takime është biseduar për bashkëpunimin e deritashëm dhe janë diskutuar temat e bashkëpunimit të mëtejmë dhe intensifikimin e këtij bashkëpunimi./rajonipress/


