Uji Dea

UBT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me USHT

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë – UBT në kurorëzimin e bashkëpunimeve me universitetet tjera nga vendi, rajoni dhe bota, ka nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi edhe me Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Prorektori për arsim i USHT-së, Fehari Ramadani dhe drejtori për çështje akademike i UBT-së, Ibrahim Krasniqi, në marrëveshjen për bashkëpunim që e firmosën janë dakorduar që mes dy institucioneve të larta arsimore të ketë bashkëpunim në projekte multilaterale.

Marrëveshja parasheh që nga të dy palët të jepen këshilla për ngritjen dhe funksionalizimin e laboratorëve për lëmi përkatëse, të realizohet përdorimi i materialeve sekondare në industri dhe të përdoret energjia eficiente në ndërtim dhe karakteristikat fizike të materialeve.

Në këtë bashkëpunim mes Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe UBT-së rëndësi e veçantë i është kushtuar organizimit të aktiviteteve shkencore dhe akademike.

Mobi Casa

Në këtë drejtim do të ketë shkëmbim të stafit akademik, për seminare dhe ligjërata, në Tetovë dhe Prishtinë, të bëhet shkëmbimi i stafit akademik për studentë të masterit dhe studentë të doktoraturës për të kryer eksperimente të përbashkëta shkencore.

Për këtë, lehtësirat dhe hapësirat ekzistuese reciproke mund të përdoren pa pagesë. Gjithashtu, marrëveshja parasheh të bëhen publikimet e përbashkëta në revista të referuara për të rritur shanset e sponsorëve të projektit, si dhe faqja e internetit për bashkëpunimin të jetë në gjuhën gjermane, angleze dhe shqipe.

Njëherit, në këtë marrëveshje palët janë marrë vesh që t’i shfrytëzojnë financimet e jashtme për projekte të përbashkëta, të realizohet integrimi i partnerëve të industrisë lokale, kur është e nevojshme përfshirja e temave të diskutuara, si dhe së bashku të marrin pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.