FIDANISHTJA

UBT, në garën më të rëndësishme të programimit kompjuterik në botë, ACM ICPC

/ 3 minuta lexim
HW

UBT, si institut, është anëtarësuar si pjesëmarrëse në garën më të rëndësishme të programimit kompjuterik në botë, ACM ICPC. Ky programim kompjuterik paraqet njërën nga mundësitë më të mira të ndikimit të teknologjisë në shoqëri, teksa UBT e ka atë midis prioriteteve më të rëndësishme. Këtë e dëshmon fakti që, këtë vit, UBT-ja bëhet instituti i parë akademik nga Kosova, që është anëtarësuar në ACM ICPC, në mesin e qindra universiteteve nga e gjithë bota.

Kjo garë mbahet në regjione të ndryshme të botës, kurse përfundon me finalen e madhe botërore të garimit të instituteve akademike, më të mira të botës. Gara organizohet nga asociacioni më i madh në botë për kompjuterikë dhe makineri (ACM). Ka për sponsor kryesor gjigantin e teknologjisë IBM, si dhe përkrahet nga disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë, si Microsoft, Facebook, Google.

Në këtë garë sfidohen aftësitë e zgjidhjes së problemeve në programim kompjuterik. Garuesit do të përdorin shkathtësitë dhe njohuritë në lidhje me algoritme dhe teknika të ndryshme të programimit. Qëllimi është që secili garues të zgjidhë sa më shume probleme sfiduese, nën presion të jashtëzakonshëm kohor.

United Hospital

Anëtarët e ekipeve, të cilët arrijnë të tregojnë rezultate të mira përfitojnë shumë. Një nga përfitimet me rëndësi është se mund të kontaktohen nga rekrutuesit e këtyre kompanive gjigante, e që më pas edhe mund të punësohen. Përveç punës ekipore që stimulohet jashtëzakonisht shumë, pasi që garimi bëhet në ekip, kandidatët të cilët merren me programim garues përbëjnë zakonisht tipare të veçanta, shumë të vlefshme për tregun e punës.

Stafi i UBT-së do të angazhohet në përzgjedhjen e studentëve më të mirë për përfaqësimin e Kosovës në garën e ardhshme. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të treguar talentin si student dhe është një përvoje e papërsëritshme gjatë studimeve. Secili institut pjesëmarrës përfaqëson shtetin me ekipet pjesëmarrëse. Në regjionin që do të mbahen kualifikimet, ku bënë pjesë edhe Kosova, janë pjesëmarrëse shtetet: Spanja, Portugalia, Austria, Zvicra, Izraeli, Italia, Franca./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.