FIDANISHTJA

UBT nderon kontributin e SHBA-ve dhe shoqatës “Miqtë e Amerikës

/ 2 minuta lexim
HW

Për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ngriti flamurin e ri të SHBA-së afër shtatores së ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Klinton, për të nderuar këtë aleat dhe mbështetës të fuqishëm të Kosovës në rrugën liri e pavarësi, si dhe për të shprehur falënderim për partnerin strategjik të UBT-së, shoqatën “Miqtë e Amerikës”, në 14-vjetorin e themelimit të saj.

Për të treguar konsideratën e ndërsjellë për UBT-në, kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ia dhuroi emblemën e shoqatës rektorit Hajrizi, në shenjë falënderimi për mbështetjen dhe bashkëpunimin përgjatë këtyre viteve.

UBT

Hajrizi tha se një dhuratë e tillë është shumë simbolike në krahasim me atë që SHBA ka bërë për shtetin tonë.
“SHBA ka qenë vazhdimisht aleati ynë më i fuqishëm strategjik dhe këtë e ka dëshmuar përmes përkrahjes së ofruar në çdo proces të rëndësishëm nëpër të cilin ka kaluar Kosova”, tha ai, duke e vënë në pah falënderimin që kosovarët e ndjejnë për amerikanët dhe vendin e tyre.

Me rastin e kësaj feste mbarëkombëtare, UBT, në krye me rektorin Hajrizi, ka vendosur që të ndajë dhurata modeste për mediumet informative, organizatat dhe personalitetet e shumta, që kanë dhënë kontribut në realizimin e kauzës kombëtare për krijimin e shtetit të Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.