ARKATANA

UBT, model i institucionit që bashkon të gjitha etnitë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjuhë të ndryshme dëgjohen e kultura të llojllojshme shprehen nëpër kampuset e degët e UBT-së përreth Kosovës, kjo sepse UBT është qendër ku të rinjtë kosovarë të të gjitha etnive e gjejnë një vend të lirë për t’u shprehur, duke studiuar mbi parimin e ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë, që më vonë i shndërron në ambasadorë të promovimit të paqes dhe tolerancës.

Këta studentë kanë zgjedhur që të studiojnë në UBT pasi vlerësojnë se janë bërë pjesë e institucionit që përçon më së miri frymën evropiane të studimeve dhe të njëjtit arrijnë të integrohen aq mirë, sa qysh në semestrin e dytë të studimeve mësohen të flasin rrjedhshëm e të komunikojnë në gjuhën shqipe.

Një prej tyre është studentja Elona Azari, e cila gjithmonë kishe ëndërruar të bëhej infermiere. Për të realizuar këtë ëndërr ajo vazhdoi shkollimin universitar në Fakultetin e Infermierisë në UBT, me qëllim që të dalë së më e përgatitur dhe e gatshme për t’ju ofruar ndihmë mjekësore atyre që kanë nevojë.

“Jam regjistruar në Fakultetin e Infermierisë dhe kam zgjedhur UBT-në për t’i vazhduar studimet sepse ka infrastrukturë të mirë dhe është i certifikuar ndërkombëtarisht për cilësi. Këtu kam ardhur për t’u bërë profesionale në profesionin tim”, ka theksuar ajo.

UBT

Ndërkohë, studenti Samir Salihu i fton të gjithë të rinjtë e komuniteteve të vazhdojnë studimet në UBT.

“Kam përzgjedhur UBT-në për të studiuar sepse diploma është e njohur në vendet më të zhvilluara në botë”, tregoi Salihu.

UBT ka kampuset dhe degët e veta në Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj e Gjilan, dhe përmes tyre po krijon hapësirë që të jetë sa më afër komunitetit e të ofrojë shërbime universitare për ta. Falë kësaj, deri më sot pjesë e UBT-së kanë qenë dhe janë mijëra studentë, nga të gjitha etnitë që jetojnë në Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.