UBT – model i inovacionit dhe tranformimit të arsimit të lartë në Kosovë dhe rajon

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Në një epokë ku inovacioni dhe qëndrueshmëria janë sfidat kryesore të shoqërisë globale, UBT në Kosovë po vazhdon të dëshmohet si një institucion udhëheqës në fushën e arsimit të lartë.

Me arritje të jashtëzakonshme në fushën e inovacionit, cilësisë dhe përkushtimit ndaj qëndrueshmërisë mjedisore, UBT është shndërruar në një model të transformimit dhe zhvillimit në Kosovë dhe rajon.

Një nga arritjet më të shquara të UBT-së është renditja në mesin e Top 200 Universiteteve më të mira në botë për luftën ndaj Ndryshimeve Klimatike nga GreenMetric World University Ranking 2023. Kjo vërteton përkushtimin e UBT-së në promovimin e kampuseve të gjelbra dhe praktikave të qëndrueshme mjedisore, duke u bërë një model për institucionet e arsimit të lartë në nivel global.

Krahas universiteteve më prestigjioze në botë, UBT është ranguar për inovacion dhe për revolucionin e katërt industrial në WURI. Këtë vit, ranglista botërore e universiteteve prestigjioze, SCImago, ka ranguar UBT-në si institucionin më të mirë dhe të vetmin në arsimit e lartë privat në mbarë trojet shqiptare.

UBT është në vazhdimësi në kërkim të një inovacioni të qëndrueshëm, të cilin e përmirëson përmes investimeve në teknologji dhe përmes projekteve inovative të cilat ofrojnë zgjidhje për sfidat bashkëkohore.

Fundamenti

Renditja e UBT-së si institucioni i dytë në Kosovë dhe i treti në trojet shqiptare për numrin e citimeve të publikimeve të stafit në platformën “Webometrics” dëshmon për cilësinë e lartë të kërkimit shkencor dhe kontributin e UBT-së në fushën e dijes dhe inovacionit. Përveç kësaj, ngritja prej 3 mijë vende në renditjen e Institucioneve të Arsimit të Lartë për vitin 2024 dhe renditja e UBT-së në mesin e nëntë kompanive më të mira në botë për cilësi nga EFQM tregon nivelin e lartë të performancës dhe cilësisë së institucionit.

Duke u krahasuar me kompanitë globale të njohura, UBT ka dëshmuar nivelin e saj të lartë të cilësisë dhe përkushtimit ndaj standardeve të larta. UBT është dëshmuar edhe në fushën e sipërmarrësisë dhe inovacionit, duke fituar çmimin “Europian Young Entrepreneurial University of the Year” nga Triple E Awards në Barcelona të Spanjës. Ky çmim vërteton përkushtimin e UBT-së në promovimin e sipërmarrësisë dhe inovacionit si pjesë integrale e përparimit të shoqërisë dhe zhvillimit të ekonomisë.

UBT është vlerësuar edhe për impaktin e saj pozitiv në shoqëri, duke u renditur në nivel të lartë në Edicionin e Vlerësimit të Ndikimit Pozitiv 2021 dhe duke u ranguar në mesin e universiteteve më të mira në botë nga Times Higher Education. Kjo tregon se UBT nuk është vetëm një institucion i arsimit të lartë, por një shtyllë kryesore e ndryshimit dhe inovacionit në shoqërinë kosovare dhe mbarë rajonin.

Me këto arritje të jashtëzakonshme dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj inovacionit, cilësisë dhe qëndrueshmërisë, UBT vazhdon të shkëlqejë si një institucion i cili bën dallimin në botën e arsimit të lartë dhe është një burim frymëzimi për të gjithë bashkësitë e arsimit të lartë në Kosovë dhe mbarë rajonin.

UBT është më shumë se një institucion arsimor; është një mision, një vizion për të ardhmen e arsimit dhe shoqërisë në tërësi.