United Hospital

UBT merr çmimin “International Star for Leadership in Quality” në Paris

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi ka marrë çmimin “International Star for Leadership in Quality”. Ky çmim është i dizajnuar për të njohur prestigjin e kompanive, organizatave dhe liderëve më të shkëlqyer në botë në bazë të disa kritereve të rëndësishme si : Strategjitë e komunikimit, Lidership, Planifikim dhe Vendim-marrje, Edukim i vazhduar dhe Trajnim, ISO 9000, etj.

Çmimi bazohet në:Ekselencë në Lidership dhe Menaxhim Biznesi, Cilësi dhe Ekselencë,Teknologji, Inovacion etj

Pjesëmarrësë në këtë event kanë qënë më tepër se 170 përfaqësues nga e gjithë bota.

Me anë të këtij çmimi prestigjoz, UBT riafirmohet në nivel botëror ,për angazhimin në Cilësi, Leadership, Ekselencë dhe Inovacion.

Mobi Casa

Hajrizit i është dhënë çmimi “International Star for Leadership in Quality” në Hyatt Regency Paris Etoile Palais nga Presidenti i BID Z.Jose E.Prieto i cili u shpreh se: “UBT ka fokus të rëndësishëm cilësinë, për përmirësimin e vazhdueshëm të menaxhimit për të mbajtur lidershipin në sektorin e tij dhe në Komunitet”

Presidenti Hajrizi përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve, ka mbajtur dhe fjalim për pjesëmarrësit ku ka prezantuar UBT-në dhe arritjet e saj.

Ky event i përmasave globale, shërbeu dhe si pikë kontakti për bashkëpunime të mëtejshme të UBT./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.