ARKATANA

UBT me 400 doktorë shkencash e 1000 staf të rregullt, plotëson tërë vëllimin akademik

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në mbledhjen e fundit te Rektoratit te UBT-së, në prag të përgatitjeve të fundit për fillimin e vitit të ri akademik, bazuar në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, u konstatua se edhe këtë vit të gjitha lëndët mësimore në UBT mund dhe do të mbulohen nga stafi i vet i rregullt akademik.

Kjo tregon se UBT mbetet ende institucioni më i pavarur akademik në Kosovë. Me mbi 1000 staf të rregullt, prej tyre rreth 400 doktorë shkence të fushave të ndryshme, UBT plotëson tërë nevojën me mësimdhënës për të gjitha fushat e veta dhe tërë vëllimin akademik.

Kjo gjendje nuk është e rastësishme, por vjen si rezultat i strategjisë dhe punës së vazhdueshme të UBT-së që nga fillimi i ekzistimit në ngritjen dhe zhvillimin e kuadrove akademike në Kosovë konform standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, duke bashkëpunuar në këtë drejtim me qindra universitete prestigjioze ne botë.

Kjo ka bërë që UBT të jetë lider në raportin e numrit të stafit të rregullt dhe të studentëve.

Mobi Casa

Duke u bazuar në këtë indikator por edhe në komponentët tjera të cilësisë, UBT ka marrë çmime dhe rangime të ndryshme të larta ndërkombëtare.

Në mesin e tyre është radhitur edhe nga EFQM, në 9 institucionet më të vlerësuara për cilësi dhe ekselencë në botë.UBT me stafin e tyre tanimë kanë krijuar një ekosistem inovativ me çka e ka ngritur arsimin e lartë në Kosovë në nivele të larta në botë.

Përpos zhvillimit te stafit akademik për nevojat e veta, UBT ka ndihmuar dhe zhvilluar edhe staf akademik (studime te doktoratës, trajnime, e certifikime) për shumicën e institucioneve të tjera të arsimit të lartë në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.