FIDANISHTJA

UBT mbyll vitin 2023 me suksese të jashtëzakonshme – ndër to edhe pesë marrëveshje me universitete ndërkombëtare për diploma të dyfishta

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në kuadër të bashkëpunimeve me rreth 500 universitete botërore, UBT këtë vit ka bërë marrëveshje për programe të reja me diploma të dyfishta në fusha të ndryshme studimi: biznes, ekonomi, shkenca kompjuterike, inxhinieri dhe teknologji, shkenca politike, mekatronikë, agrikulturë, psikologji, arkitekturë, si dhe shëndetësi.

Të gjitha programet ndërkombëtare që i ofron UBT mundësojnë që studimet të ndiqen nga Kosova, pa pasur nevojë që studentët të udhëtojnë në vendet që dëshirojnë të studiojnë, por edhe mundësinë që pas dy apo tri vite studimi, vitin e fundit ta mbarojnë në universitetin partner.

Kjo mundëson që studentët e UBT-së të mund të zhvillohen në një mjedis vërtetë ndërkombëtar. Këto marrëveshje vijnë si një rezultat dhe konfirmojnë punën e madhe që bëhet në UBT me vite për të ofruar cilësi të lartë të programeve, infrastrukturë inovative dhe staf me kompetenca, por edhe çmimet dhe rangimet që UBT ka marr në vitet e fundit.

Kjo ka rritur besueshmërinë dhe kërkesën për bashkëpunime edhe më shumë në arenën ndërkombëtare.

Eco Higjiena

“Çdo vit po rritet numri i studentëve ndërkombëtarë të cilët kanë interesim për diplomat e UBT-së dhe ato të dyfishta. UBT është bërë vendi ideal për shumë studentët ndërkombëtarë për studime dhe për punë praktike. Çmimi i arsyeshëm i studimeve dhe ekosistemi inovativ e bën UBT-në institucion të konkurrueshëm në arenën ndërkombëtare”, tha Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

UBT nisi programin e tij të parë të përbashkët para 20 vite, më 2003, së bashku me Universitetin e Vjenës për Teknologji dhe me Universitetin Oakland nga ShBA. Ky ka qenë edhe programi i parë në Kosovë me studime të përbashkëta dhe i ofruari i tëri në gjuhën angleze.

UBT natyrisht ka vazhduar mandej me universitete të tjera dhe me marrëveshje në Evropë, ShBA, Azi, Australi, Afrikë e Amerikë Latine.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.