Uji Dea

UBT mbetet destinacioni më i preferuar për maturantët

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Programet specifike të dizajnuara duke kombinuar përparësitë e shumta ndërkombëtare, stafin akademik të përzgjedhur, si dhe studentët e shkëlqyeshëm, kanë bërë që UBT të mbetet destinacioni më i preferuar për maturantët e shkollave të mesme të cilët janë drejtuar nga jeta universitare.

Juridiku në UBT, programi me punësim shumë të lartë të studentëve

UBT vazhdon edhe më tej të ruajë primatin e institucionit me shkallën me të lartë të punësimit të studentëve të saj.

Një nga drejtimet që mund të mburret me shkallën shumë të lartë të punësimit të studentëve në UBT është drejtimi i Juridikut. Pothuaj të gjithë studentët që kanë studiuar në këtë drejtim apo edhe që vazhdojnë edhe më tutje studimet janë të punësuar në institucione dhe kompani publike e private.

E gjithë kjo është arritur përmes programit adekuat të studimeve, angazhimit të pareshtur të profesorëve dhe të studentëve, punës praktike dhe angazhimit në detyra specifike, përmes Qendrës së Karrierës në UBT, të cilat atyre u kanë mundësuar të përgatiten në shkallë shumë të lartë dhe të jenë konkurrentë e të kërkuar nga tregu i punës.

Mobi Casa

UBT me programe inovative

UBT, si një institucion lider në arsimin e lartë privat në Kosovë, vazhdon të ofrojë programe inovative për studentët, siç e ka bërë këtë që nga themelimi i tij.
Krahas programeve të tjera, me të cilat studentët dhe kandidatët e rinj për studime tashmë janë të njoftuar dhe e dinë vlerën e tyre, UBT nga ky vit akademik ofron edhe programe të reja, inovative dhe atraktive, për studime.

Kështu, UBT, në drejtimin e studimeve Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, ofron drejtimet: Financa, Banka dhe Sigurime; Kontabilitet, Auditim dhe Tatime; Menaxhment, Ndërmarrësi dhe Inovacion; Biznes ndërkombëtar.

Një program të ri UBT e ofron edhe për studentët e Juridikut/LLM: E drejta biznesore biznesore ndërkombëtare dhe evropiane.

Këto drejtime u mundësojnë studentëve të fitojnë njohuri në fusha të reja, gjithnjë atraktive dhe në ndërlidhje me kërkesat e tregut të punës dhe përgatitjes sa më profesionale të studentëve për vazhdim studimesh në nivele më të larta dhe për karrierë të suksesshme./rajonipress/