UBT

UBT mbajti mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Belul Beqaj

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Studentë, familjarë, profesorë, kolegë e miq të shumtë u mblodhën sot në UBT, në mbledhjen komemorative të organizuar në nderim të veprës dhe kontributit të pashuar të profesorit dhe politologut, Dr. Belul Beqaj.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të profesorit Dr. Belul Beqaj, në emrin e stafit të UBT-së dhe në emrin e të gjithë studentëve, që patën rastin ta njohin profesorin e ndjerë, të mësojnë dhe të këshillohen nga mendimet e tij.

“Profesori Belul Beqaj, ishte ndër të parët në UBT. Ai me korrektësinë, pedanterinë dhe afërsinë me studentët, bëri që puna e tij të jetë shumë profesionale, e drejtë dhe e veçantë. Studentët dhe mësimdhënësit e UBT-së do ta mbajnë mend gjatë këtë intelektual të angazhuar, sepse ai edukoi breza e breza, të cilët në të ardhmen do t’i shërbejnë vendit në bazë të mësimeve të tij”, u shpreh rektori Hajrizi.

Një jetëshkrim për profesorin Beqaj, e bëri kolegu i tij, dekani i Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, profesori Ferid Selimi, i cili njëherit shprehu ngushëllimet më të përzemërta familjarëve, kolegëve dhe studentëve.

Emocionues ishte edhe fjalimi i studentes Elona Belaj nga Fakulteti Shkenca Politike në UBT, në të cilin profesori Beqaj ishte mësimdhënës dhe për një kohë shërbeu në cilësinë e dekanit.

Uji Dea

Në fjalën e saj në mbledhjen komemorative kushtuar profesorit Beqaj, studentja Belaj vlerësoi shumë afërsinë e tij me studentët, si dhe profesionalizmin dhe përkushtimin e madh ndaj avancimit dhe aftësimit profesional të studentëve.

Dr. Belul Beqaj lindi në Prizren më 1957, ku i kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Ka diplomuar dhe magjistruar në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit, përkatësisht në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ka doktoruar në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit Publik të Maqedonisë. Është autor i dhjetëra punimeve publicistike – shkencore, si dhe pjesëmarrës në konferenca të shumta brenda dhe jashtë Kosovës.

Profesori dhe politologu Dr. Belul Beqaj nuk e ndali asnjëherë aktivitetin e tij prej mësimdhënësi, analisti e studiuesi. Ai botoi një mori shkrimesh e analizash, punime shkencore, si dhe librat: “Lidershipi”, “Kur do të pajtohen serbët dhe shqiptarët”, “Politika në Fokus”, si dhe “Autoritarizmi dhe poltronizmi si rrënues të demokracisë”, vepra të cilat do të mbetën në kujtesën dhe në arkivin e secilit që e njohën dhe e deshën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.