HW

UBT mbajti ceremoninë e diplomimit për vitin akademik 2016/2017

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Trembëdhjetë gjenerata të graduara në përvjetorin e 16-të të themelimit të Kolegjit UBT. Këtë bilanc, ky institucion i arsimit të lartë në Kosovë, e kurorëzoi të hënën, në sallën “1 Tetori” të Prishtinës, ku mbajti ceremoninë e graduimit.

Gjatë kësaj ceremonie madhështore, mbi 600 studentë, që po gradoheshin, dhjetëra profesorë të UBT-së, mijëra prindër, që kishin ardhur për t’i kurorëzuar sukseset e fëmijëve të tyre dhe mysafirë nga Kosova e ndërkombëtarë, i uroi për suksesin e përbashkët të arritur rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi.

“Sot është një ditë e veçantë sepse ne si UBT, si institucion i arsimit të lartë, që sivjet e shënon 16 vjetorin e themelimit, jemi krenarë që po përcjellim një gjeneratë të re, të përgatitur dhe me energji për të kontribuuar në ballafaqimin me sfidat e shoqërisë”, tha rektori Hajrizi, sipas të cilit, studentët e diplomuar tashmë janë ambasadorët dhe përfaqësuesit më të mirë të UBT-së dhe shtetit tonë.
“UBT i ka pajisur studentët me aftësitë kyçe për të qenë inovatorë dhe kampionë të ideve kreative, të cilat jo vetëm që u sigurojnë atyre një vend pune, por u japin nder vendit tonë, avancojnë një sektor të caktuar dhe krijojnë punë për të tjerët”, theksoi Hajrizi, duke iu drejtuar studentëve.

Profesoresha amerikane, Mary Somellwise tha se ndihet e emocionuar dhe e mrekulluar nga ajo që ka parë gjatë kësaj ceremonie.
“Ju jeni studentët më të mirë në institucionin më të mirë arsimor, ndërsa sot për ju fillon një kapitull i ri në jetën tuaj sepse do të bëheni të gatshëm për t’u bërë pjesë e tregut të punës”, vlerësoi ajo, teksa i këshilloi studentët që ta sfidojnë dhe ta gjejnë veten.

Fundamenti

Në vijim studentët kanë dhënë betimin akademik dhe janë pajisur me certifikata, kurse ish-studenti i UBT-së, Ideal Lecaj dhe studentja e dalluar, Abetare Shabani, kanë uruar gjeneratën për sukseset dhe kanë treguar për mundësitë e mirë që i ofron UBT për studim.

Në fund të ceremonisë, studentët kanë hedhur kapelat studentore, e cila është një traditë në këso ngjarjesh./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.