ARKATANA

UBT lidh marrëveshje me Universitetin e Hungarisë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Debrecen” në Hungari, respektivisht me Fakultetin e Mjekësisë dhe Shkencave Mjekësore.

Marrëveshja është në interes për dyja institucionet, të cilat do të bashkëpunojnë në fusha përkatëse si dhe ka për qëllim promovimin e fushës së edukimit dhe hulumtimit akademik.

Objektivat kryesore të marrëveshjes janë zhvillimi i projekteve të përbashkëta, realizimi i kompetencave dhe kualitetit në sektorët e mjekësisë dhe shëndetësisë në Kosovë, përmes shfrytëzimin të praktikave më të mira të sektorit të mjekësisë.

Eco Higjiena

Po ashtu, përveç bashkëpunimit në programet akademike, marrëveshja parasheh edhe themelimin e programeve të reja të studimit në UBT. Programet do të bazohen në kurikulat e akredituara dhe me materiale që studiohen edhe Universitetin “Debrecen” në Hungari.

Gjithashtu, në kuadër të marrëveshjes do të ketë edhe shkëmbim të stafit akademik si dhe të studentëve, njëherësh në mënyrë reciproke do të zhvillohen vizita studimore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.